Connect with Us

Alketa Vejsiu reagon pas Festivalit / Një fjali për fitoren e Arilenës dhe një “roman” për Elvana Gjatën

Showbizz

Alketa Vejsiu reagon pas Festivalit / Një fjali për fitoren e Arilenës dhe një “roman” për Elvana Gjatën

Publikuar

-

Pas fitores së Arilenës Arës, ka patur shumë reagime në media dhe rrjetet sociale, pasi ka patur një konkurrencë shumë të fortë mes saj dhe këngëtares Elvana Gjata.

Shumë artistë dhe personazhe të njohur kanë shprehur dëshirën dhe mendimin e tyre përsa i përket këngës fituese, pasi shumë prej tyre dëshironin fitoren e Elvana Gjatës.

Kënga e Elvanës, “Me tana” ka thyer rekord përsa i përket këngëve që janë bërë pjesë e Festivalit pasi ka patur mbi 3 milionë klikime që nga momenti i publikimit.

Pak më parë Alketa Vejsiu, e cila ishte dhe drejtuesja e këtij festivali ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ku uron me një fjali Arilena Arën për fitoren dhe i bën një dedikim shumë të gjatë Elvana Gjatës.

Më tej Alketa shkruan: “I uroj sukese Arilenes per fitoren! Sa me mbare per Shqiperine ne Eurovision!

Por nuk mund te le pa falenderuar Elvana Gjaten! Ate qe u klikua ne 2 jave me shume se te gjithe, 3 milion e 500 mije here! Nuk mund ta mohoj qe kenga e saj ishte festa e ketij Festivali! Qe Elvana ishte lajmi i ketij edicioni, zeri dhe energjia e rinise qe vallezoi ne nje salle te ngurte, qe beri bashke Shqiperine, Kosoven dhe Diasporen! Garat shpallin fitues, por jo humbes; sepse hitet nuk vdesin kurre.

Pas ketij Festivali qe e kam bere me shpirt, mund te them qe skam qene dhe sdo behem kurre pale me asnje juri, per asnje motiv!

Besoj tek meritokracia dhe me vjen thellesisht keq qe ne platformen e ketij Festivali nuk munda dot ti jap ze, zerit te publikut! Me falni nese ju kam zhgenjyer! Kuptoj dhe respektoj ndjeshmerine tuaj! Mi kurseni akuzat ju lutem! Une nuk isha juria, dhe jurine se zgjodha une!

Elvana Faleminderit! Ti erdhe ne kete Festival sepse besove tek vizioni im! Ti s’kishe nevoje per gare per te konfirmuar ate qe je, sepse ti thjesht Je!”, shkruan Alketa Vejsiu duke treguar dhe qëndrimin e saj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Përtej fotove seksi dhe formave bombastike/ Demi Rose flet për herë të parë për humbjen e prindërve

Publikuar

-

Nga

Supermodelja Demi Rose humbi babain e saj në fund të 2018 dhe nënën në qershorin e vitit 2019. Në një intervistë për Daily Mail ajo ka treguar se humbja e prindërve të saj brenda 7 muajsh ka qenë shumë e dhimbshme dhe tragjike pë të. Ajo u kujdes për mamanë e saj e cila prej […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Modelja publikon fotot duke ushqyer fëmijën me gji/ Përballet me kritikat e fansave

Publikuar

-

Nga

Modelja e njohur Ashley Graham, disa javë më parë u bë nënë e një djali të cilin e ka quajtur Isaac. Edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë nga lindja, Ashley nuk e ka patur aspak kompleks të ndajë me ndjekësit e saj  foto teksa ushqen me gji të birin apo edhe shenjat e lindjes […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Kapen mat/ Kylie Jenner rikthehet me Travis Scott?

Publikuar

-

Nga

Para pak muajsh, miliarderja Kylie Jenner dhe reperi Travis Scott i dhanë fund marrëdhënies së tyre duke u treguar të sinqertë me fansat e tyre. Ndonëse të ndarë, Kylie dhe Travis ruanin marrëdhënia të mira për shkak të vajzës së tyre Stormit. Ditën e djeshme dy ish të dashuruarit  kanë kaluar kohë bashkë vogëlushen e […]

LEXO TE PLOTE