Connect with Us

Elvana Gjata lë Shqipërinë/ Pas përfundimit të festivalit, niset për Amerikë

Showbizz

Elvana Gjata lë Shqipërinë/ Pas përfundimit të festivalit, niset për Amerikë

Publikuar

-

Pas përfundimit të Festivalit, Elvana Gjata nuk bëri asnjë reagim lidhur me fitoren e Arilenës apo pjesëmarrjes në Festival.

Këngëtarja mesa duket ka vendosur të mos reagojë dhe menjëherë pas kësaj është nisur për në Amerikë.

Këtë e ka bërë të ditur miku dhe bashkëpunëtori i saj më i madh Valdrin Sahiti. Nëpërmjet një statusi në Instagram, Valdrini i ka kërkuar falje mikes së tij pasi tregon se ishte ai që e shtyu të merrte pjesë në Festival duke menduar se juria do të ishte e huaj dhe më në fund në Shqipëri do të bëhej diçka ndryshe.

Gjithashtu ai ka zbuluar se tashmë ajo ka udhëtuar për në Amerikë për të vazhduar karrierën e saj dhe për të ecur në rrugën e merituar.

“Nuk po shkruaj vetëm si mik i Elvanës, sepse tashmë dihet sa krenar jam, por edhe si bashkëpunëtor prej shumë vitesh. Elvana bashkë me stafin pranuan ftesën dhe hynë në Festival sepse mësuan që do të kishte një juri të huaj që bazonte vlerësimin në meritë. Elvana, të kërkoj falje që insistova, unë doja sepse besova që me një juri të huaj nuk do kishte idiotësi, skema, strategji të momentit të fundit por vetem emocion si ato që ju dhurove të gjithëve. Elvana, Eurovizioni të dha 18 pikë!!! Të dhanë vlerësimin maksimal tre të huaj, që të shihnin për herë të parë, por kuptuan menjëherë se ke yllin në ballë. Të tre të pëzgjedhur për këtë produkt, gjykuan se ti dhe kënga jote ishit zgjedhja më e mirë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion. Kurse nga juria shqiptare, që siç shihet ne (sëipefotot) Mikaela Minga kishte CV shumë të gjatë, por shumë pak gjak dhe askund lidhje me muzikën moderne të dha vetëm dy pikë. Dy pikë që nuk justifikojnë karrierën 15 vjeçare, popullaritetin, mundin, performancën dhe gjithcka çfarë ti ke dhënë e jep në skenë. Zonjen ne fjale e futen ne fund i treguan sa pike ti japi 😂…. presim pronomcimin e saj ).

Por tani mbaroi dhe unë të kërkoj falje që padashje besova se në Shqipëri mund të triumfojë merita. Shqipëria ka nevoje të nxjerrë në pension “komunistët” e fundit që përgatisin njerëz vetëm për ti ulur te juritë e spektakleve të tyre. Nuk e kuptuan as kur panë se ishe më e dëgjuara kudo dhe as kur salla u ngrit në këmbë dhe këndonte bashkë me ty. Besoj se këtej e tutje do përjetojnë ankthe me çdo gjë që do prodhojnë, pasi kurrë më nuk do të arrijnë shikueshmërinë që Elvana ju solli me vete. Sepse ajo vajzë për aq vite sa e njoh, vetëm jep, ndryshe nga të tjerë që duan vetëm të marrin. Ela të kërkoj dhe njëherë tjetër falje dhe e di që ti tani je rrugës për në Amerikë dhe do vazhdosh të mbushësh plot emocion dhe se ke një rrugë të gjatë TE MERITUAR përpara. Të dua shumë!”, shkruan Valdrin Sahiti.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by VALDRIN SAHITI (@valdrinsahitiii) on

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“Një princeshë në karantinë”/ Françeska Jaçe ngre temperaturat me videon e nxehtë

Publikuar

-

Nga

Modelja e njohur Françeska Jaçe ka tërbuar Instagramin teksa ka publikuar një video shumë të nxehtë.  Me veshje intime dhe qëndrim mjaft seksi, Franceska ka lënë të gjithë fansat e saj gojëhapur. “Një princeshë në karantinë”, shkruan ajo krahas videos. Menjëherë rrjeti është mbushur plot komente komplimentuese drejt saj.Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Me bikini të kuqe flakë/ Zaimina Vasjari “tërbon” ndjekësit

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja Zaimina Vasjari është një nga vajazt më seksi të shoëbizit shqiptar. Ajo di të rrëmbejë vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj me fotot e nxehta që publikon shpesh në rrjetet sociale. Së fundi Zaimina ka vendosur të vijë me një pozë ‘të nxehtë’, veshur me bikini të kuqe. Duke nxjerr në pah hiret […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Rita Ora provokon ndjekësit/ Publikon fotot me bikini nga karantina

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora tashmë është bërë e parezistueshme në rrjetet sociale.  Rita ka publikuar disa foto ku shihet teksa merr rreze dielli me bikini. Këngëtarja ka treguar dhe një herë linjat e saj perfekte. Pavarësisht se jemi në kohë pandemie Rita ka arritur të kontrrollojë kilet e tepërta dhe këtë e vërtetojnë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: