Showbizz
I doli në mbrojtje Elvana Gjatës/ Arilena Ara “hakmerret” ndaj Alketa Vejsiut

Moderatorja Alketa Vejsiu pak orë më parë reagoi në lidhje me fitoren e Arilena Arës dhe bëri një status shumë të gjatë ku falenderonte Elvana Gjatën dhe shprehu gjithë vlerësimin për pjesëmarrjen e saj.
Mirëpo mesa duket kjo nuk i ka pëlqyer aspak Arilenës e cila duket se nuk e ndjek më moderatoren në rrjetet sociale.
Në një kërkim të vogël në Instagramin vumë re që Arilena nuk e ndiqte më Vejsiun ndërsa kjo e fundit po.
Nuk e dimë nëse edhe më parë Arilena nuk e ndiqte në rrjetet sociale por mund të ketë qenë edhe reagimi i Arilenës pas shkrimit të Alketës në Instagram.
Kujtojmë se Arilena ka dalë nga një talent shoë X factor ku producente dhe regjisore kanë qenë Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka. Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al