Showbizz
Mështetësit e Elvanës të zhgënjyer nga Festivali/ Alketa Vejsiu bën deklaratën e papritur: Turp për jurinë shqiptare…!

Fitorja e Arilena Arës në Festivalin e Këngës ka hapur shumë debate që prej mbrëmjes së djeshme. Të shumta kanë qenë reagimet nga mbështetësit e Elvana Gjatës, e cila ishte një ndër pretendentet më të forta për të fituar.
Në rrjetet sociale është hapur debat i ashpër pasi mbështetësit e Elvanës ndihen të zhgënjyer nga vendimi i jurisë që përzgjodhi Arilënën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.
Një lumë komentesh ka vërshuar në një prej postimeve të Alketa Vejsiut e cila prezantoi festivalin. Ajo që bie në sy është përgjigjia që Alketa i ka kthyer një prej komentuesve.
“Zhgënjim, turp për ty dhë për Verën. Uroj që ta kuptoni cfarë gafe bëtë që Elvana është fituesja e vërtëtë”, shkruan komentuesja.
Ndërkohë në përgjigje të saj Alketa shkruan: “Turp për jurinë shqiptare që voton me 2 pikë këngën që Eurovizioni donte! Unë s’jam juria! Me vjen turp që flas për meritokracinë dhe shoh këtë në fund të një projekti si ky!”.Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al