Showbizz
Futbollisti surprizon të dashurën në mënyrën më të bukur/ Mes mijëra tifozëve i bën propozimin për martesë

Pas një fitoreje 6-0 në ndeshjen e Ligave Inferiore në Turqi, portieri turk Arslan Uluhan ka marrë të dashurën e tij në fushë, Melisa Yildiz, duke e surprizuar me një super propozim.
Ai kishte përgatitur gjithçka për t’i propozuar partneres, duke iu ulur në gjunjë në mes të fushës së blertë. Uluhan i ka treguar asaj kutinë e unazës duke u ulur përballë të dashurës, ndërsa ajo s’ka përmbajtur dot veten nga emocioni.
Të pranishmit në stadium kanë filluar të brohorasin, ndërsa Melisa i tha “Po” partnerit i saj, i cili zgjodhi mënyrën më të veçantë për ta bërë këtë ditë të tyren të paharrueshme./ CNA.al
View this post on Instagram
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania