Connect with Us

Dashuria dhe puna/ Horoskopi i fundjavës plot surpriza

Life Style

Dashuria dhe puna/ Horoskopi i fundjavës plot surpriza

Publikuar

-

Dashi

Fundjava do të jetë shumë argëtuese për ju. do të ndërmerrni një udhëtim dhe do të kaloni kohën më të bukur pas një lodhje të madhe në punë gjatë javës.

Gjithashtu fundjava do t’iu vërë në punë trurin për të krijuar strategji për fillimin e javës.

Demi

Këto dy ditë do të jenë shumë entuziaste për ju. Do të jeni shumë optimistë përsa i përket jetës personale. Do të krijoni miq të rinj që dhe do të shmangni debatet që janë krijuar gajtë javës.

Binjakët

Duhet të shijoni më shumë kohën tuaj të lirë. Një marrëdhënie e re dashurie duket në horizont, por nuk ndiheni ende gati për të rrezikuar.

Gaforrja

Fundjava juaj do të jetë shumë e angazhuar. Në marrëdhënien tuaj diçka nuk po shkon mirë dhe është momenti që të merrni në dorë situatën. Mbase ndiheni të tërhequr për momentin nga partneri apo partnerja juaj por kjo nuk do të thotë që jeni gati për të patur një lidhje serioze.

Luani

Duke qenë se jeni një shenjë udhëheqëse edhe kjo fundjavë do t’iu gjejë e mbushur me punë. Luanit nuk i pëlqen që punën e sotme ta lërë për nesër ndaj dhe është i fokusuar të përfundojë atë që ka nisur. E diela do të jetë një ditë relaksuese dhe plot me energji për Luanin.

Virgjëresha

Fundjava do të jetë plot energji dhe do të dini ta shfrytëzoni në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të përfitoni të krijoni disa ide të mëdha për projekte të rëndësishme që do të rezultojnë të suksesshme.

Në familje mund të keni debate ndaj dhe duhet të jeni shumë të duruar.

Peshorja

Do të kaloni një fundjavë shumë romantike dhe do t’i hapni zemrën partneres apo partnerit tuaj si asnjëherë më parë. gjithashtu do ta shfrytëzoni këët fundjavë për të reflektuar për të gjitha gjërat që ju ndodhën gjatë javës.

Akrepi

Diçka do t’iu pushtojë mendimet dhe do të ndjeni dëshirën për të qëndruar të vetëm. Është momenti i duhur që të vini rregull në marrëdhënien tuaj dhe të merrni vendime shumë të rëndësishme.

Shigjetari

Kjo fundjavë do t’iu shërbejë të organizoheni për javën e ardhshme e cila do të jetë shumë e lodhshme. Përfitoni të merrni energjitë e duhura për të përballuar furtunat që iu presin.

Bricjapi

Këtë fundjavë do të merrni përgjigjet për të gjitha pyetjet që keni. Kur bëhet fjalë për dashuri ju nuk e kurseni dhe jeni të gatshëm të bëni çdo gjë. Lidhja juaj është në momentin më të mirë kështu që shfrytëzoni sa më shumë kohën.

Ujori

Do të keni mundësinë të takoni dikë shumë special ndaj duhet të tregoheni shumë vigjilentë. Mbase bëhet fjalë për dashurinë e jetës tuaj.

Peshqit

Duhet të dilni nga zona juaj e rehatisë dhe të bëheni më shoqëror. Miqtë tuaj do të sigurojnë që të kaloni një fundjavë mjaft argëtuese./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Takimi me shpirtin binjak/ Kjo është mosha kur do të njihni dashurinë e jetës tuaj sipas astrologjisë

Publikuar

-

Nga

Dashi Dashi do ta takojë shoqen e tij të shpirtit rreth moshës 25 vjeç; një kohë kur ajo është e pjekur dhe po përpiqet të kuptojë veten. Kjo është gjithashtu një kohë thelbësore për shoqen e tij për ta parë saktësisht ashtu siç është. Demi Demi do ta takojë shoqen e tij të shpirtit ne […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Vajzat e jetimores marrin lajmin tronditës/ Zbuloni se çfarë do të ndodhë sot në serialin “Lule të vetmuara”

Publikuar

-

Nga

Ejlyl gjatë operacionit sheh në ëndërr të gjitha të këqijat që ka kaluar prej Kemalit. Doktori njofton Nazanin se Defne duhet të bëhet operacion. Nazan dhe Defne tronditen. Nazan i premton Defnes se do të bëjë të pamundurën që ajo të shërohet. Ejlyl dhe Songyli dalin nga operacioni. Shoqet e shokët i presin mes lotësh. […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Horoskopi sipas Paolo Fox/ Parashikimi për ditën e parë të muajit Prill, dashuria në fokus

Publikuar

-

Nga

Dashi Dita e sotme do të jetë veçanërisht e ndërlikuar për të lindurit në këtë shenjë, jeni bërë shumë të padurueshëm, si të gjithë të tjerët në këtë periudhë. Në ditët qendrore të javës, astrologu rekomandon të qetësoheni. Sa i përket dashurisë, këshilla është të tregoheni të kujdesshëm. Demi Venusi në hapësirën tuaj zodiakale ushqen […]

LEXO TE PLOTE