Connect with Us

Mos i vendosni në tryezën tuaj për Vitin e Ri/ Këto janë ushqimet që sjellin ters

Shëndeti

Mos i vendosni në tryezën tuaj për Vitin e Ri/ Këto janë ushqimet që sjellin ters

Publikuar

-

Kur vjen puna për ushqimet në tavolinën e Vitit të Ri, të gjithë supersticiozët i harrojnë gatimet që sjellin ters. Kjo nuk do të thotë se ato nuk janë prezente. Këto besytni ekzistojnë prej vitesh në kultura të ndryshme. Ja se si duhet të ushqeheni dhe çfarë të mos konsumoni gjatë natës së Vitit të Ri, nëse jeni vërtet supersticiozë, për të pasur një vit të mbarë në 2017.

Qëndroni larg ushqimit me krahë

Krahët e pulës nuk janë ushqimet e duhura për t’u konsumuar në festat e Vitit të Ri. Përgjithësisht ata nuk përdoren kështu që ju mund t’i shmangni shumë thjesht, nëse gatuani në shtëpi. Por nëse jeni duke festuar jashtë, mundohuni që t’i shmangni nga tryeza. Sigurohuni që fati të mos ju fluturojë këtë fundvit.

Thuajuni ‘jo’ pulave

Pulat janë një zgjedhje e mirë për t’u ngrënë gjatë gjithë vitit, por ju mund të bëni pa to, për një natë.

Mos bëni dhuratë majdanozin

Ndoshta nuk do të ishte në zgjedhjen tuaj për dhuratë, por nëse dikush i preferon bimët e freskëta, lëreni mënjanë majdanozin. Mos ia bëni askujt dhuratë, sepse edhe pse ju duket e pazakontë, do t’ju ndjekë fati i keq.

Mos e mbaroni të gjithë pjatën

Çfarëdo që të hani atë darkë, nuk duhet ta mbaroni të gjithë pjatën. Besohet se nëse lini diçka në pjatë gjatë natës së vitit të ri, atëherë vitin e ardhshëm ju do të keni më shumë bollëk.

Mos i prisni bananet

Bananet janë të mbushura me fatin e keq, fatkeqësisht. Jo vetëm që prerja e tyre sjell fat të keq, por kur i merrni në një anije, do të thotë se nuk do të kenë peshkim të mbarë, por edhe mund të humbisni në det.

Shkatërroni guaskat e vezëve

Pasi të konsumoni vezët e ziera, sipas traditës britanike, ju duhet që të shkatërroni guackat e tyre. Sipas kësaj tradite, në qoftë se ju nuk e bëni, një magjistare do të mbledhë vezët dhe do t’i përdorë si varkë, me të cilën do të lundrojë duke sjellë tersllëk dhe stuhi.

Kujdes bukën me vrima

Nëse një fetë bukë në darkën e vitit të ri do të ketë vrimë, ajo simbolizonte një arkivol dhe vdekjen e menjëhershme të dikujt./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Ndikon në sistemin imunitar dhe lufton sëmundjet/ Përfitimet e jashtëzakonshme të vajit të farës së zezë

Publikuar

-

Nga

Vaji i farës së zezë është i njohur për përfitime të shumta shëndetësore.Vaji i farës së zezë (Nigela Sativa) ka një përdorim të gjerë rreth 2500 vjeçar dhe gjurmët e përdorimit të tij janë gjetur në qytetërimet e lashta greke dhe egjiptiane. Sot, vaji i farës së zezë konsiderohet si një ilaç universal dhe i […]

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Përmirësimi i cilësisë së ajrit/ Ulja e rrezikut të sëmundjeve të ndryshme

Publikuar

-

Nga

Përmirësimi i cilësisë së ajrit ka qenë e vetmja e mirë që ka sjellë Coronavirus dhe duhet të mbahet përmes çdo strategjie daljeje. Historitë e jetës së egër që kthehen në hapësirat e mëparshme të pabanueshme dhe dioksidi i azotit i cili është ulur deri në 60 përqind në disa qytete kanë siguruar një lehtësim […]

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Eksperimenti më i ri i studiuesve/ Vitamina D ul rrezikun e infektimit nga Covid-19?

Publikuar

-

Nga

Vitamina D është objektivi i fundit për studiuesit që hetojnë opsionet e trajtimit të koronavirusit . Hulumtimet e mëparshme kanë treguar që vitamina, e cila vjen kryesisht nga ekspozimi në diell dhe është thelbësor për një sistem të shëndetshëm imunitar, mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër infeksioneve të tjera të frymëmarrjes. Tani, studiuesit spanjoll kanë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: