Connect with Us

Sjellin fat!/ Ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tryezën e Vitit të Ri

Life Style

Sjellin fat!/ Ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tryezën e Vitit të Ri

Publikuar

-

Shumë njerëz janë të fiksuar dhe besojnë shumë në bestytni. Ndaj në përgatitjen e tryezës për natën e ndërrimit të viteve amvisat kujdesen që në tavolinën e tyre të mos mungojnë ushqimet që sjellin fat.

Ndonëse kjo tingëllon paksa e çuditshme, shumë njerëz besojnë dhe në tryezën e tyre nuk mungojnë ushqimet e mëposhtme.

Mishi i derrit

Tingëllon çuditshëm, por për disa kultura mishi i derrit simbolizon mirëqenie, përparim dhe ardhmëri. Veçanërisht fatsjellëse konsiderohet hunda e derrit, e cila nuk duhet t’i mungojë tavolinës suaj. Ajo simbolizon zhvillimin.

Shega

Sipas traditës greke, shega konsiderohet si një frut fatsjellës në nisjen e vitit të ri. Sipas tyre, sa më shumë kokrra të dalin nga përplasja e shegës në derën kryesore të shtëpisë, aq më i mbarë dhe fatsjellës do të jetë viti që vjen.

Tavë me Peshk

Një tavë me peshk nuk duhet t’i mungojë tavolinës suaj për Vitin e Ri. Peshku simbolizon fatin në dy mënyra:

Sipas traditave të ndryshme, sasia e luspave simbolizon sasinë e parave. Sa më shumë luspa aq më shumë para do të ketë në shtëpitë tuaja.

Fakti që peshku noton përpara simbolizon përparim. Ecje përpara në jetët tuaja.

Thjerrëza

A e dini se çfarë simbolizojnë thjerrëzat?! Paratë! Pjata me thjerrëzat përdoret si fatsjellëse kryesisht në traditën italiane.

Monedha e fshehur në tortë

Në ëmbëlsirën e Vitit të Ri mirë është të fshihni një monedhë. Atij që do t’i bjerë monedha do të ketë një vit të mbarë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Takimi me shpirtin binjak/ Kjo është mosha kur do të njihni dashurinë e jetës tuaj sipas astrologjisë

Publikuar

-

Nga

Dashi Dashi do ta takojë shoqen e tij të shpirtit rreth moshës 25 vjeç; një kohë kur ajo është e pjekur dhe po përpiqet të kuptojë veten. Kjo është gjithashtu një kohë thelbësore për shoqen e tij për ta parë saktësisht ashtu siç është. Demi Demi do ta takojë shoqen e tij të shpirtit ne […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Vajzat e jetimores marrin lajmin tronditës/ Zbuloni se çfarë do të ndodhë sot në serialin “Lule të vetmuara”

Publikuar

-

Nga

Ejlyl gjatë operacionit sheh në ëndërr të gjitha të këqijat që ka kaluar prej Kemalit. Doktori njofton Nazanin se Defne duhet të bëhet operacion. Nazan dhe Defne tronditen. Nazan i premton Defnes se do të bëjë të pamundurën që ajo të shërohet. Ejlyl dhe Songyli dalin nga operacioni. Shoqet e shokët i presin mes lotësh. […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Horoskopi sipas Paolo Fox/ Parashikimi për ditën e parë të muajit Prill, dashuria në fokus

Publikuar

-

Nga

Dashi Dita e sotme do të jetë veçanërisht e ndërlikuar për të lindurit në këtë shenjë, jeni bërë shumë të padurueshëm, si të gjithë të tjerët në këtë periudhë. Në ditët qendrore të javës, astrologu rekomandon të qetësoheni. Sa i përket dashurisë, këshilla është të tregoheni të kujdesshëm. Demi Venusi në hapësirën tuaj zodiakale ushqen […]

LEXO TE PLOTE