Showbizz
E nisi me 300 mijë lekë të vjetra/ Bes Kallaku tregon shifrën e madhe që arriti të kapte në “Portokalli”

Bes Kallaku është një nga aktorët më të komentuar të shoëbizit shqiptar. Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Treshat” ai është gjendur përballë pyetjeve pikante të moderatores Bora Zemani.
I pyetur se sa është paguar fillimisht në Portokalli, Besi ndryshe nga personazhet e tjerë ka preferuar të përgjigjet duke tregua se në fillimiet e tij është paguar me 300 mijë lekë të vjetra.
Më pas është shprehur se kjo shifër është rritur duke treguar se maksimumi ka qenë 5 milionë.
Bora Zemani: “Besi sa e ke pasur rrogën në fillimet e tua në Portokalli?” Bes Kallaku: “300 mij lek të vjetra”
Bora Zemani: “Po në fund?”
Bes Kallaku: “Nuk e di, se shkonte bashkë me honoraret edhe mbi 5 milionë lekë. Po varet… Kjo ishte bashkë me honoraret. Kurse në fund fare, përpara se të ikja ka qenë më e lartë se 300 mijë lekshi, por maksimumi aq ka qenë, mbi 5 milionë lekë”. Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./CNA.al