Showbizz
Bon Jovi bën gjestin human/ Hap restorantin për të ndihmuar të pastrehët dhe të varfërit

Jon Bon Jovi njihet për hitet e tij si “My life” dhe “Livin on a Prayer”, por ai ka bërë diçka më shumë se sa të dhurojë spektakël në skenë. Përmes fondacionit të tij JBJ Soul Kitchen ai ka vendosur të hapë një rerstorant për komuntietin që kanë nevojë për ushqime të ngrohta dhe të shëndetshme. Restoranti do të jetë në kampusin Rutgers University në New Jersey.
Gjatë një interviste për CBS News, Bon Jovi dhe gruaja e tij Dorothea Hurley kanë treguar motivin që ndodhet pas JBJ Soul Kitchen dhe si u përfshinë në këtë projekt. “Uria është diçka e paimagjinueshme”, tha Bon Jovi për CBS News. “Ju ndodh njerëzve të kishës.
Ndodh me fëmijët që shkojnë në të njëjtën shkollë si fëmijët tuaj. Dhe mendoj që kjo duhet të shkojë në vëmendjen e të gjithë atyre që thonë: Nuk ka njerëz të pastrehë këtu. Për shumë njerëz pastrehësia është një tabu e pautorizuar. Por sidoqë të jetë duke stigmatizuar pastrehësinë dhe varfërinë, ne po përpiqemi shumë pë rata që kanë nevojë për burime dhe në gjetëm këtë mënyrë për të shkuar tek ata.”
Prandaj çifti hapi kuzhinën e tyre të parë në vitin 2011 në Red Bank me qëllimin për të siguruar ushqim cilësor për këdo nga komuniteti që ka nevojë për një vakt të ngrohtë, mbushës dhe ushqyes. Për dallim nga restorantet e tjera, menyja në JBJ Soul Kitchen nuk liston çmimet.
Në vend të kësaj, ata që darkojnë në këtë restorant duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre dhe të paguajnë atë që munden, dhe përveç kësaj, kërkohet që ta paguajnë atë duke paguar edhe vaktin e dikujt tjetër. Nëse nuk mund të paguajnë fare, u kërkohet që të bëhen vullnetarë. Dhurohet pothuajse e gjithë puna ashtu si dhe ushqimi.
View this post on Instagram
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al