Connect with Us

Mark Zuckerberg heq dorë nga sfidat personale/ Nuk ka qëllim për këtë vit

Teknologji

Mark Zuckerberg heq dorë nga sfidat personale/ Nuk ka qëllim për këtë vit

Publikuar

-

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, në çdo muaj janar paraqet sfidat e tij personale për gjatë gjithë vitit.

Por duket se këtë radhë, Zuckerberg nuk do të dalë jashtë kësaj tradite, pasi ka vendosur të mos paraqesë një sfidë vjetore, për një reflektim afatgjatë.

“Këtë dekadë do të bëj një fokus më të gjatë. Në vend që të kisha sfida nga viti në vit, jam përpjekur të mendoj për atë që shpresoj se bota dhe jeta ime do të duken në vitin 2030, kështu që mund të sigurohem që jam duke u përqëndruar në ato gjëra”, deklaroi Zuckerberg.

Ai gjithashtu tha se shpreson që brenda dekadës së ardhshme, teknologjitë për të cilat kompania po punon sot, të jenë aq të zhvilluara sa njerëzit të ndjehen sikur janë në dhomë me dikë tjetër, edhe nëse në të vërtetë janë me kilometra larg .

Sfida personale e themeluesit të Facebook, nisi në vitin 2009, kur ai shpalosi për herë të parë qëllimin që i kishte vendosur vetes për atë vit. Por vendimi i tij për të mos i vënë një qëllim vetes, vjen pas një viti shumë të vështirë për Facebook, pasi janë ngritur akuza për dezinformim dhe cënim të privatësisë.

Sfidat e tij për vite me radhë ishin:

2009 – Të vishte një kravatë për të punuar çdo ditë për të treguar se sa serioz ishte ai për rritjen e Facebook

2010 – Të mësonte gjuhën mandarinë

2011 – Të hante kafshë që i gjuante apo therte vetë

2012 – Të kodonte çdo ditë

2013 – Të takonte çdo ditë dikë që nuk punon në Facebook

2014 – Të shkruante të paktën një shënim falënderimi çdo ditë

2015 – Të lexonte nga një libër çdo javë

2016 – Të vraponte një milje në ditë dhe të zhvillonte një sistem për të ndihmuar në vrapim

2017 – Të vizitonte çdo shtet të SHBA

2018 – Të riparojë Facebook

2019 – Të presë një seri një seri diskutimesh për rolin e teknologjisë në shoqëri/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Teknologji

Sfidë e ashpër/ Apple Watch konkuron hapur industrinë e orëve zvicerane

Publikuar

-

Nga

Apple Watch tejkalon të gjithë industrinë zvicerane të shikimit në vitin 2019. Apple shiti 31 milionë njësi në të gjithë botën, ndërsa marakt zvicerane shitën 21 milionë njësi, sipas hulumtimeve nga firma këshilluese Strategjia Analytics. Analsitët janë në mëdyshje nëse kjo do të sjellë probleme për industrinë zvicerane të Ëatch, pasi disa prej tyre se […]

LEXO TE PLOTE

Teknologji

Njeriu më i pasur në botë premton 10 miliardë dollarë për të luftuar ndryshimin e klimës

Publikuar

-

Nga

Bosi i Amazonës Jeff Bezos ka premtuar 10 miliardë dollarë (7.7bn £) për të ndihmuar në luftimin e ndryshimit të klimës. Njeriu më i pasur në botë tha që paratë do të financojnë punën nga shkencëtarët, aktivistët dhe grupet e tjera. Duke shkruar në llogarinë e tij në Instagram, Z. Bezos tha që fondi do […]

LEXO TE PLOTE

Teknologji

Bosi i Facebook/ I lumtur se do të paguajë më shumë taksa në Europë

Publikuar

-

Nga

Bosi i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka pranuar se gjigantëve të teknologjisë do tu duhet të paguajnë më shumë taksa në Europë në të ardhmen dhe njeh “zhgënjimin” e njerëzve për këtë çështje. Mark Zuckerberg gjithashtu tha se ai mbështeti planet nga organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik për të gjetur një zgjidhje globale. Facebook dhe […]

LEXO TE PLOTE