Connect with Us

“Lule të vetmuara”/ Zbuloni çfarë do të ndodhë në serinë e parë të serialit më të ri

Life Style

“Lule të vetmuara”/ Zbuloni çfarë do të ndodhë në serinë e parë të serialit më të ri

Publikuar

-

Të hënën nis në TV Klan telenovela më e re turke “Lule të vetmuara”. Ejlyl është një vajzë e re 16-vjeçare e cila jeton me nënën shtatzënë, njerkun dhe motrën e vogël. Ejlyl e ka humbur babain vite më parë. Një mëngjes njerku e ngacmon seksualisht Ejlylin.

Nëna e saj e vë re se diçka ka ndodhur por hesht. Ejlyl shkon në shkollë duke qarë dhe i tregon shoqes së saj të ngushtë. Ajo e këshillon Ejlylin t’i tregojë të ëmës por Ejlyl ka frikë se nëna nuk do e besojë. Një komshie e kritikon nënën e Ejlylit për faktin që është martuar sërish dhe i thotë të bëjë kujdes. Në darkë Ejlyl vendos t’i tregojë nënës çfarë ka ndodhur dhe i lutet ta largojë njerkun nga shtëpia.

Nëna i premton Ejlylit se do gjejë një zgjidhje. Në mëngjes ajo e çon Ejlylin në jetimore me justifikimin se nuk dëshiron ta rrisë pa baba foshnjën që ka në bark. Ejlyl tronditet nga vendimi i të ëmës dhe i lutet të mos e lërë në jetimore. Nëna i premton Ejlylit se do e marrë sërish një ditë. Në jetimore Ejlyl njihet me tre vajza të cilat qëndrojnë në të njëjtën dhomë me to.

Vajzat quhen Songyl, Kader, Meral dhe bëhen menjëherë mikesha me Ejlylin. Meral i jep telefonin e saj Ejlylit për të folur me familjen por Ejlyl e mbyll sapo dëgjon zërin e të ëmës. Çfarë do të ndodhë me Ejlylin dhe jetën e saj të re në jetimore? Na mbetet ta mësojmë në episodet e reja në TV Klan çdo pasdite./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

E pangopur me s*ks/ Rrëfehet 28 vjeçarja: Kam shkuar me 130 meshkuj

Publikuar

-

Nga

Prindërit e saj u ndanë kur ajo ishte 13 vjeç dhe nëna e saj u shpërngul. Babai i saj punonte si shofer taksie, kështu që shpesh ishte në shtëpi vetëm, duke u ndierë e vetmuar dhe e izoluar. Frankie humbi virgjërinë e saj në moshën 14 vjeç dhe më pas vazhdoi të ketë një lidhje […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Akrepi në dashuri/ 14 faktet që nuk i keni ditur më parë për shenjën më pasionante të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Akrepi është një nga shenjat më intensive në astrologji. Tiparet e Akrepit përfshijnë zotërimin dhe xhelozinë, që të dyja mund të jenë jashtë mase. Por në të njëjtën kohë, të kesh dikë që të vlerëson dhe është kaq tërheqës, është e vështirë të mos falësh. Fuqia e tyre është tërheqëse dhe frikësuese, prandaj nuk përbën […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Nëna akuzon Kaderin për vrasje/ Zbuloni se çfarë do të ndodhë të hënën në serialin tuaj të preferuar

Publikuar

-

Nga

Ejlyl, Songyl, Xhemre dhe Kader shkojnë të pastrojnë në një shtëpi në mënyrë që të fitojnë para për varrin e prindërve të Xhemresë. Ky është kurth i Defnes e cila ka bërë plan t’i poshtërojë vajzat e jetimores. Xhemre vendos të pastrojë vetëm për të bërë varrin e prindërve. Defne tallet me vajzat teksa ato […]

LEXO TE PLOTE