Life Style
Zakonet e këqija që mund të dëmtojnë trurin tuaj/ 5 veprimet që nuk duhet të bëni

Mungesa e gjumit
Njerëzit shpesh herë bëjnë gjëra që nuk duhen bërë. Disa nga zakonet e këqija që njerëzit bëjnë kur bëhen gati të flenë mund të prekin trurin. Për shembull mungesa e gjumit mund të shkaktojë sëmundjen e Dementies duke përfshirë dhe Alzhaimer. Kështu që gjëja më e mirë që mund të bëni është të keni një orar të rregullt të gjumit si dhe të flini aq kohë sa duhet.
Kaloni shumë kohë vetëm
Njerëzit kanë nevojë për kontakte dhe shoqëri. Kjo nuk ka të bëjë me numrin e shokëve që keni në rrjetet sociale pos a shpesh i frekuentoni ju miqtë tuaj dhe kohën që i kushtoni apo mënyrën se si ndiheni pranë tyre.
Që të jeni më të lumtur duhet të bëni jetën tuaj më produktive. Nëse ju ndiheni të vetmuar atëherë edhe kjo mund të ndikojë në trurin tuaj dhe të shkaktojnë sëmundjen e Alzhaimerit.
Hani shumë ushqime të thata apo të përpunuara.
Pjesë të trurit që janë të lidhura me të nxënit, memorien apo shëndetin mendor janë të lidhur me atë çka ju konsumoni. Do të keni në sasi më të vogla këto aftësi nëse do të përdorni hamburger, patate të skuqura apo lëngje me gaz apo të sheqernat.
Gjithçka që ju duhet të hani është frutat, perimet, që të përmirësojnë fundksionimin e trurit apo shëndetin mendor.
Përdorimi i kufjeve dhe volume i lartë i muzikës
Nëse vendosni kufje dhe dëgjoni me zë të lartë muzikë dëgjimi juaj mund të dëmtohet për vetëm 30 minuta. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me humbjen e dëgjimit por edhe shkaktimin e sëmundjeve të ndryshme si Alzhaimer apo humbjen të kujtesës apo dëmtime të pjesëve të tjera të trupit.
Nuk kryeni lëvizje të mjaftueshme
Nëse qëndroni për një kohë të gjatë pa kryeer asnjë aktivitet fizik atëherë je më i predispozuar të prekeni nga Dementia.
Mund të ketë më shumë gjasa të prekeni nga diabeti, probleme me zemrën dhe presionin e lartë të gjakut. Nuk është e nevojshme të bëni vrap si në maratonë por një ecje e shpejtë çdo ditë është mëse e mjaftueshme./ CNA.al