Showbizz
Miriam Cani bëhet nënë për herë të dytë/ Zbulohet emri i veçantë që kanë zgjedhur për djalin

Këngëtarja e njohur Miriam Cani dhe këngëtari Alban Skënderaj janë prindër për herë të dytë.
Miriam ka sjellë në jetë djalin dhe këtë lajm e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi shumë të veçantë në rrjetet sociale duke zbuluar edhe emrin që kanë vendosur për vogëlushin e tyre.
Miriam dhe Albani kanë zgjedhur emrin Duam për djalin e tyre që duket se i ka frymëzuar edhe për këngën e suksesshme të tyre të sezonit veror të kaluar “Duamë”.
“Mirë se erdhe në jetë Duam.
Ne do të duam deri sa frymë më të mos kemi. Ashtu si e do natyra diellin e si e duan yjet qiellin. Gjithmonë më shumë se dje e më pak se nesër. Ndoshta nuk të falim dot një kurorë por ti do jesh përjetësisht Princi jonë Duam. Do bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që ti të rritesh me shëndet, që ti të rritesh me dinjitet. Të përqafosh të mirën dhe të luftosh padrejtësitë. Të jesh tolerant, i duruar por i guximshëm dhe i vendosur kur duhet. Të dish nga ke ardhur dhe ku do të shkosh. Të jesh vetvetja dhe gjithmonë krenar për veten. Të duash e të të duan.
Është detyrim moral ndaj jush që na keni dhuruar dashuri e keni qenë pjesë e gëzimeve dhe hidhërimeve tona të ndajmë arsyen pse zgjodhëm këtë emër edhe pse mund ta imagjinoni.
Duam (përvec se një fjalë e ëmbël, e pastër dhe kuptimplot shqipe) vjen nga emri i këngës me të cilën ne kurorëzuam martesën tonë para pak muajsh, dite e cila përkon me momentin e paharrueshëm kur zbuluam qe Duam-i kishte nisur rrugën e tij për të ardhur në jetë. Ishim duke xhiruar klipin dhe duke e kënduar çdo ditë atë këngë ndaj e kemi ndjerë gjithmonë shumë edhe si këngën e tij. DU-AM-ELI, edhe inicialet e emrave tanë si prindër janë aty në mes si një shtyllë ku Duam-i dhe motra e tij Ameli mund të mbështeten gjithmonë. Mirë se vjen në familje biri jonë. 🙏🏻🙏🏻🙏🏻Të DUAM. ❤️❤️❤️❤️”, shkruan Miriam në postimin e saj në Instagram ku dhe e ka shoqëruar me foton e djalit të porsalindur.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al