Connect with Us

Sherr mes Mozzik dhe Loredanës: Mos përdor vajzën për tu viktimizuar

Showbizz

Sherr mes Mozzik dhe Loredanës: Mos përdor vajzën për tu viktimizuar

Publikuar

-

Ndarja e çiftit Loredana dhe Mozzik është komentuar pafund në mediat online. Edhe pse nuk kanë dhënë shumë detaje për ndarjen e tyre më parë, Loredana dhe Mozzik kanë treguar më shumë seç duhet së fundmi.

Loredana e ftuar në emisionin NIN është shprehur se me Mozzik kanë raporte të mira  dhe se do e respektojë gjithëjetën si baabin e vajzës së saj. Loredana tregoi se gjithashtu se ata nuk kanë patur arsye për t’u ndarë, por vetëm se kanë qenë të dy mjaft të stresuar.

“Nuk është për të bërë hajgare, nuk bëjmë marketing për shkak të çikës. As unë as Mozzik s’kemi nevojë të ndahemi për t’u përfolur. Pse ka ndodhur [ndarja] nuk e di. Është e vështirë të tregoj përse, sepse nuk ka ndodhur aq shumë. Nuk kemi pasur arsye për t’u ndarë,” u shpreh Loredana duke i habitur të gjithë me deklaratën e saj.

Pas kësaj nuk ka vonuar një reagim nga Mozzik i cili si asnjëherë tjetër është shprehur se Loredana po gënjen dhe po përdor vajzën për tu viktimizuar dhe se arsyen e ndarjes e dinë vetëm ata dhe familjarët e tyre.

“Ti je ‘nënë’ e një nëne nuk i ka hije të gënjejë sepse është ligësi. E një ‘nëne’ nuk i ka hije të gënjejë. Atë engjëllin e vogël mos e përdor për t’u viktimizuar, për t’u bërë viktimë, kinse e dashur. Çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit. Sepse është fëmijë ende, normal që e do, të kuptoj, por mos e përdor si të vetmen armë.

Mua më njeh  ti, familja jote, rrethi yt, kush jam unë shumë mirë, e shumë mirë të njohin dhe ty. Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh, sepse je shumë e re në këtë lamijë.

E ti shumë e mirë e di, njerëzit e tu e dinë, cilat janë arsyet që unë jam larguar nga ti, e asnjëra nuk ishte nga ato që kishe cekur në intervistë. Unë nuk jetoj nga mediat, gazetat, sepse është pjesë priate, por mos u mburr me krenarinë e gabuar. Po të gënjen egoja.

Rrafsh tre vite gati isha për ty si në të mirë e në të keq. Dhe do të isha ende, po të mos e bëje bërllog ti.Unë i kam 24 vite jetë, asnjëherë s’ia kam dëshiruar vetes këtë martesë të shkurtër, por ja që jeta qenka vetëm befasia.

Do ngelesh nëna e çikës sime, të uroj më të mirat në jetë. Hera e fundit që flas për ketë temë. Po më vjen turp të merrem me kështu punësh pa lidhje, filma, seriale, po nuk lejoj as të tentojnë të njollosin emrin tim e të familjes sime”, shkruan Mozzik në postimet e tij në Instastory.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

BOOM BOOM/ Oriola Marashi në 50 foto të zjarrta me bikini

Publikuar

-

Nga

Oriola Marashi është një nga modelet më seksi të pasarelave shqiptare. Ajo e ka nisur karrierën e saj si modele që në moshë të vogël dhe ka arritur të ketë shumë sukses në fushën e modës. Sot ajo është një nga modelet më të kërkuara edhe nga shtëpitë më të famshme jashtë Shqipërisë. Së fundi […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Ish missi që çmendi shqiptarët me format e saj/ Trejsi Sejdini në 25 foto provokative me bikini

Publikuar

-

Nga

Trejsi Sejdini është një nga modelet më seksi të showbizit shqiptar. Modelja është bërë e njohur falë linjave të saj perfekte si dhe jetës private. Shpesh herë Trejsi publikon foto shumë provokative në rrjetet sociale. Modelja nuk nguron të tregojë format e saj. Kujtojmë se Trejsi është shpallur Miss Universe Albania në vitin 2018 ku […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Tërbon ndjekësit me pamjen e saj/ Njihuni me bukuroshen bjonde që ndez rrjetin me fotot sensuale

Publikuar

-

Nga

Laurence Bédard është një sensacion i ri në Instagram e cila arriti të tërheqë mbi dy milion ndjekës në llogarinë e saj në rrjetet  sociale. Jo vetëm që është një modele, por edhe një parukiere e talentuar. Ajo nuk flet kurrë për familjen dhe jetën e saj private pasi ka vendosur ta mbajë shumë larg […]

LEXO TE PLOTE