Connect with Us

“Dashuria nuk njeh famë apo para”/ Loredana i përgjigjet Mozzik

Showbizz

“Dashuria nuk njeh famë apo para”/ Loredana i përgjigjet Mozzik

Publikuar

-

Reagimi i Mozzik për ndarjen mes tij dhe Loredanës bëri bujë të madhe në mediat rozë. Pas deklaratës së Loredanës e cila u shpreh se ende nuk e dinte se për çfarë kishte ndodhur, Mozzik u shpreh nëpërmjet një postimi në Instagram se ajo po përdorte vajzën për tu viktimizuar.

“Ti je ‘nënë’ e një nëne nuk i ka hije të gënjejë sepse është ligësi. E një ‘nëne’ nuk i ka hije të gënjejë. Atë engjëllin e vogël mos e përdor për t’u viktimizuar, për t’u bërë viktimë, kinse e dashur. Çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit. Sepse është fëmijë ende, normal që e do, të kuptoj, por mos e përdor si të vetmen armë.

Mua më njeh  ti, familja jote, rrethi yt, kush jam unë shumë mirë, e shumë mirë të njohin dhe ty. Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh, sepse je shumë e re në këtë lamijë. E ti shumë e mirë e di, njerëzit e tu e dinë, cilat janë arsyet që unë jam larguar nga ti, e asnjëra nuk ishte nga ato që kishe cekur në intervistë. Unë nuk jetoj nga mediat, gazetat, sepse është pjesë priate, por mos u mburr me krenarinë e gabuar. Po të gënjen egoja.

Rrafsh tre vite gati isha për ty si në të mirë e në të keq. Dhe do të isha ende, po të mos e bëje bërllog ti.Unë i kam 24 vite jetë, asnjëherë s’ia kam dëshiruar vetes këtë martesë të shkurtër, por ja që jeta qenka vetëm befasia.

Do ngelesh nëna e çikës sime, të uroj më të mirat në jetë. Hera e fundit që flas për ketë temë. Po më vjen turp të merrem me kështu punësh pa lidhje, filma, seriale, po nuk lejoj as të tentojnë të njollosin emrin tim e të familjes sime”.

Më pas ka reaguar Loredana duke nënkuptuar se jot ë gjithë janë të lumtur me famën dhe suksesin që ajo ka arritur deri më tani.

“Njerëzit nuk të pëlqejnë gjithmonë, ata nuk janë të lumtur për ty. Dhe nëse e rrethon veten me njerëz që nuk janë mësuar me suksesin tënd, ata frikësohen, sepse reflekton ndaj tyre diçka që nuk e njohin. Njerëzit që duan më të mirën për ty, duan që ti të bësh më të mirën”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e saj.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Përtej fotove seksi dhe formave bombastike/ Demi Rose flet për herë të parë për humbjen e prindërve

Publikuar

-

Nga

Supermodelja Demi Rose humbi babain e saj në fund të 2018 dhe nënën në qershorin e vitit 2019. Në një intervistë për Daily Mail ajo ka treguar se humbja e prindërve të saj brenda 7 muajsh ka qenë shumë e dhimbshme dhe tragjike pë të. Ajo u kujdes për mamanë e saj e cila prej […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Modelja publikon fotot duke ushqyer fëmijën me gji/ Përballet me kritikat e fansave

Publikuar

-

Nga

Modelja e njohur Ashley Graham, disa javë më parë u bë nënë e një djali të cilin e ka quajtur Isaac. Edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë nga lindja, Ashley nuk e ka patur aspak kompleks të ndajë me ndjekësit e saj  foto teksa ushqen me gji të birin apo edhe shenjat e lindjes […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Kapen mat/ Kylie Jenner rikthehet me Travis Scott?

Publikuar

-

Nga

Para pak muajsh, miliarderja Kylie Jenner dhe reperi Travis Scott i dhanë fund marrëdhënies së tyre duke u treguar të sinqertë me fansat e tyre. Ndonëse të ndarë, Kylie dhe Travis ruanin marrëdhënia të mira për shkak të vajzës së tyre Stormit. Ditën e djeshme dy ish të dashuruarit  kanë kaluar kohë bashkë vogëlushen e […]

LEXO TE PLOTE