Connect with Us

Çfarë është tumori/ Llojet e sëmundjes

Shëndeti

Çfarë është tumori/ Llojet e sëmundjes

Publikuar

-

Tumori është një masë ose gungë indesh që mund të ngjajnë me ënjtje. Jo të gjithë tumorët janë kancerogjenë, por në çdo rast të prekurit duhet të konsultohen me mjekun.

Instituti Kombëtar i Kancerit e përcakton tumorin si “një masë jonormale e indeve që rezulton kur qelizat ndahen më shumë sesa duhet ose nuk vdesin kur duhet”.

Disa tumore janë beninje dhe përbëhen nga qeliza jokanceroze, ndërsa disa të tjerë janë malinje, pra kancerogjene dhe qelizat mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit.

Tumoret mund të ndryshojnë në madhësi, nga një nyje e vogël, në një masë të madhe, në varësi të llojit dhe ato mund të shfaqen pothuajse kudo në trup.

Mjekët na tregojnë se ekzistojnë tre lloje kryesore të tumorit: beninje, malinje dhe adenoma.

  1. Tumoret beninje nuk janë kanceroze. Ata ose nuk mund të përhapen ose të rriten dhe në disa raste e bëjnë këtë shumë ngadalë. Nëse një mjek i heq, ata nuk kthehen përgjithësisht.

Shumica e tumoreve beninje nuk janë të dëmshme dhe nuk ka të ngjarë të prekin pjesët e tjera të trupit. Sidoqoftë, ato mund të shkaktojnë dhimbje ose probleme të tjera në disa raste. Në tumoret beninje përfshihen: polipet në zorrë, fibroadenoma, adenoma hepatike, fibroidet, angiofibromat, dermatofibromat, hemangjomat, lipomat, premalignantet, keratozat aktinike, etj.

  1. Në tumoret adenoma, qelizat nuk janë akoma kanceroze, por ato kanë potencial të bëhen malinje. Adenomat zhvillohen në indin epitelial gjëndër, që është membrana e hollë që mbulon gjëndrat, organet dhe strukturat e tjera në trup.
  2. Tumoret malinje janë kancerogjene. Qelizat mund të rriten dhe të përhapen në pjesë të tjera të trupit. Në tumoret malinje përfshihen: karcinoma, sarcoma, tumori qelizor Germ, blastoma, etj.

Nuk është gjithmonë e qartë se si do të veprojë një tumor në të ardhmen. Disa tumore beninje mund të bëhen premalinje dhe më pas malinje. Për këtë arsye, është mirë që të monitorohen./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

E ardhmja e pasigurt e fëmijëve/ Zbuloni çfarë paralajmërojnë studiuesit

Publikuar

-

Nga

Asnjë vend nuk i ofron një fëmije edhe mundësinë e një edukimi të shëndetshëm dhe një mjedis të përshtatshëm për të ardhmen e tyre, thotë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH). Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës dhe reklamat e dëmshme që inkurajojnë konsumin e ushqimit të shpejtë dhe pirjen nën moshë po i rrezikojnë fëmijët. […]

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Gjumi në orët e vona i dëmshëm për fëmijët nën 6 vjeç/ Rrezik për tu prekur nga obeziteti

Publikuar

-

Nga

Kohët e fundit është zhvilluar një stusim që lidhet me fjetjen vonë të fëmijëve nën moshën 6 vjeç dhe riskun për tu prekur nga obeziteti. Por jo për këtë arsye, nënat duhet të nxitojnë të vënë në gjumë fëmijët më herët. Sipas studimit ata duhet të përqëndrohen për të mbajtur një rutinë të rregullt kur […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Melanoma/ Shtetet me rrezikshmërinë më të lartë për tu prekur nga kjo sëmundje

Publikuar

-

Nga

Shtetet me normat më të larta të rasteve të melanomës të lidhura me rrezatimin ultravjollcë janë përhapur në të gjithë Shtetet e Bashkuara në brigjet e Lindjes dhe Perëndimit, në Hawaii dhe në shtetet e bllokuara, sipas një studimi të botuar të hënën në Gazetën Ndërkombëtare të Kancerit. Melanoma është një nga kanceret me rritje […]

LEXO TE PLOTE