Connect with Us

Ekskluzive-Nga ardhja në jetë e vajzës deri tek debati me bashkëshortin/ Këngëtarja rrëfen jetën e saj pas kamerave

Showbizz

Ekskluzive-Nga ardhja në jetë e vajzës deri tek debati me bashkëshortin/ Këngëtarja rrëfen jetën e saj pas kamerave

Publikuar

-

Sabina Dana është një nga këngëtaret që solli shumë hite për publikun shqiptar. Ende këndohet dhe mbahet mend hiti i saj “E kam pas” në një bashkëpunim me Dafi Dertin, i cili ka mbi 121 milionë klikime në Youtube.

Por pas një shkëputje të gjatë në muzikë, këngëtarja Sabina Dana ka zbuluar në një intervistë ekskluzive për CNA.al të reja më të fundit nga jeta private si dhe surprizat që po përgatit për fansat e saj.

Prej kohësh nuk je më aktive në muzikë, kur mendon se do të rikthehesh?

Po e vërtetë që kam pasur një shkëputje të gjatë nga muzika që pas lindjes së vajzës. Shumë shpejt do rikthehem për publikun, po pres momentin dhe projektin e duhur për të sjellë diçka që ti pëlqejë fansave që vazhdojnë të më besojnë edhe pse vitet e fundit jam larguar nga muzika.

Ti prej 4 vitesh je bërë nënë e një vajze të quajtur Dahlin, na trego pak për eksperiencën tënde si nënë?

Ardhja në jetë e Dahlin më ka ndryshuar jetën si mua edhe bashkëshortit tim Eneas. Që pas lindjes se Dahlin çdo minutë të jetës ia kam kushtuar rritjes së saj. Ndjesia e të qënit nënë është e papërshkrueshme, pasi erdhi në jetë ajo kuptova se sa pavlerë ka qenë jeta para se të mbaja në krah vajzën time. Nëse me herët kisha prioritet veten tani bota ime rrotullohet rreth familjes. Dua dhe besoj se ja kam arritur të kem një familje të shëndetshme siç e kam ëndërruar gjithmonë.

Si kanë qenë këto 4 vite për ty?

Siç e thashë edhe më lart këto katër vite kanë fluturuar. Të zgjohesh çdo ditë me Dahlin me tekat e saj me dëshirat apo me fjalet e saj që nga dita në ditë shtohen, nuk e kupton sesi koha kalon. Ajo me plotëson, e mbush jetën time. Sigurisht që s’ka qenë e lehtë rritja por me ndihmën e mamit tim dhe të Eneas ja kam dalë të kaloj edhe fazat e vështira të rritjes së një fëmije.

Cili është debati më i madh që ke bërë me bashkëshortin dhe për çfarë diskutoni më shpesh?

Një nga temat që diskutojmë më shpesh është dialekti. Duke qenë se bashkeshorti im është nga Korça  dhe unë nga Tirana kemi “përplasje” dialektesh. Enea përdor në fjalorin e tij fjalë dialektore të zonës së Korçës ndërsa unë jam ajo që kundërshtoj gjithmonë sepse nuk dua që vajza të mësojë të flasë me dialekt por dua të mësojë të flasë gjuhë letrate. Fëmijët në këtë moshë memorizojnë çdo gjë që dëgjojnë sepse janë në formim e sipër, prandaj dua që ajo të degjojë prindërit e saj të flasin pastër pa dialektizma. Ndërkohë nga ana tjetër Enea këmbëngul dhe mbron me fanatizëm gjuhën e tij dhe të familjes.

Cili është këngëtari ose këngëtarja me të cilën do riktheheshe në bashkëpunim?

Duke qenë se së shpejti dua të kthehem fuqishëm ne tregun muzikor, do doja nje bashkëpunim me  Ermal Fejzullahun. E vlerësoj shumë si artist dhe mendoj se do ishte një bashkëpunim i suksesshëm, pse jo një hit që të mbetet gjatë në memorien e të gjithëve.

Si e përjetove tërmetin?

Nuk dua ta kujtoj, aq keq e kam përjetuar sa mund të them që akoma sot më duket sikur dridhet toka. Ka qenë një nga momentet më të tmerrshme të jetës sime. Pas tërmetit se bashku me familjen u larguam në Korçë tek prindërit e Eneas. Kur u kthyem pas disa ditësh në shtëpi isha akoma e frikësuar e traumatizuar. Dua të shpreh edhe njëherë keqardhjeng time për familjet e prekura dhe zoti ti japë forcë atyre që humbën të afërmit në ato sekonda tmerri. Ja që jeta kështu është, për 30 sekonda shkatërrohet çdo gjë, çdo ëndërr, çdo mund e për më tepër humb gjënë më të shtrenjtë, familjen. Prandaj të jetojmë çdo ditë si të ishte e fundit, shpesh zoti na vë në sprova e na shkund për të na kujtuar se jemi vetem kalimtarë në këtë botë.

A ke patur ndonjë gjë për të cilën je penduar që e ke bërë apo që nuk e ke bërë?

Deri tani nuk jam penduar për asgjë, kam bërë çfarë kam dashur e kam çfarë dua. Nuk jam tip që pendohem për gjërat që bëj.

Përveç muzikës cili është pasioni yt?

Më pëlqen dhe kam një pasion të veçantë për arkitekturën. Unë në fakt kam studiuar për drejtësi ama nëse do mundesha të ktheja kohën pas do studioja arkitekturë.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“Pushton” Instagramin me hiret e saj/ Fotot më mahnitëse të modeles së famshme italiane

Publikuar

-

Nga

Valentina Vignali , modelja italiane,e cila është edhe lojtare basketbolli profesioniste, vazhdon të tregojë në rrjetet sociale hiret e saj. Këtë herë ka pozuar me një kostum intim me ngjyrë të gjelbër, duke ngjallur reagime të shumta nga fansat e saj. Në fakt, format e saj të mrekullueshme kanë bërë që rrjeti të çmendet. Për […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Bjondina seksi do t’iu lërë pa frymë/ Fotot më hot të modeles së njohur

Publikuar

-

Nga

Modelja Rhiannon Darney është një nga influencueset më të pëlqyera të Instagramit. bukuroshja bjonde është e njohur gjithashtu edhe si blogere pasi reklamon stilin e saj të jetesës dhe të gjitha vendet që viziton. Por nuk mungojnë edhe foto mjfat joshëse dhe seksi të Rhiannon e cila ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

E apasionuar pas futbollit/ Kjo është tifozja e nxehtë e Milanit

Publikuar

-

Nga

Claudia Ronmani është një nga tifozet më të zjarrta të Milanit. Megjithëse jo gjithmonë i qëndron besnike skuadrës së saj, shpesh herë e shohim të postojë foto të ndryshme provokuese me fanellën e kuq e zinjve. Claudia numëron 1 milion ndjekës në Instagram, me të cilët ndan foto tejet seksi duke treguar format e saj. […]

LEXO TE PLOTE