Kuriozitete
I keni gjykuar gabim/ 4 mitet rreth shenjës së Gaforres që duhet të dini patjetër

1-Gaforret janë shumë të ndjeshme dhe ndonjëherë nuk luftojnë dot dhe në betejat që krijojnë vetë.
Shumë njerëz gabojnë kur ua marrin për dobësi ndjeshmërinë dhe keqardhjen, por nuk do të thotë që kjo nuk është e vërtetë.
Gaforret janë jashtëzakonisht elastikë dhe të aftë të merren me çdo lloj situate sepse në një farë mënyre ata janë krijesat më të vështira të zodiakut. Forca e vërtetë e Gaforres është në vendosmërinë dhe mosgatishmërinë për tu larguar kur duan diçka.
2- Gaforret janë shumë të pasigurt dhe të turpshëm kur bëhet fjalë për të bërë udhëheqësin e fortë.
Këmbëngulja e një Gaforeje është ajo që i bën të fuqishëm kur bëhet fjalë për karrierën e tyre.
Ata gjithashtu janë inteligjentë, të ndjeshëm dhe shumë intuitivë. Këto janë arsyet pse ata kanë mundësi të mëdha për të arritur çdo sukses që synojnë në karrierën e tyre.
Ata kanë tendencën të jenë investitorë dhe partnerë të mirë biznesi kështy që dihet se tëheqin suksesin.
3-Gaforret janë shtëpiakë që thuhet se janë të padëshirueshëm në ambiente shoqërore.
Është e vërtetë që Gaforret e adhurojnë të qëndruarit në shtëpi dhe të kryejnë aktivitete shtëpiake por kjo nuk do të thotë që nuk kanë lidhje me ambientet shoqërore. Kur bëhet fjalë për shoqërinë Gaforret janë të parat që krijojnë kontakte të shumta me njerëzit por gjithashtu janë ekstremisht të ndjeshëm kur nuk aprovohen.
4- Njerëzit që i përkasin shenjës së Gaforres janë të ngjitur dhe shumë protektivë.
Njerëzit që i përkasin kësaj shenje janë shumë romantik dhe të kujdesshëm, me një shpirt mjaft emocionues dhe të thellë. Kur një Gaforre bie në dashuri, bien kokë e këmbë. Gaforret janë të gatshme t’i nënshtrohen dashurisë me të gjitha forcat dhe ndjenjat, ndaj dhe kjo gjë shpesh herë interpretohet gabimisht, duke i quajtur ata të ngjitur./ CNA.al