Kuriozitete
Në kërkim të perfeksionit/ Si ndikojnë rrjetet sociale në shëndetin mendor

Një bel të hollë, këmbë të gjata, sy të mëdhenj, rrjetet sociale presionojnë përdoruesit që të japin më të mirën dhe të duken sa më bukur në foto. Dhe për këtë arsye ka shumë aplikacione të cilat iu vijnë në ndihmë për të arritur prefeksionin në foto. Por në realitet këto aktivitete mund të fshehin gjëra shumë serioze siç është perceptimi për veten apo dhe shëndetin mendor.
Bright Side ka bërë një kërkim dhe ka arritur në konkluzionin se editimi i fotove përpara se ti postojmë është një imapkt më i komplikuar seç mendojmë.
Të editosh fotot është kthyer në një trend.
Fotoshopi është kthyer në një trend i cili përdoret nga të gjithë figurat e njohura.
Ky veprim kaq i pafajshëm në dukje duket si një dëshirë e brendshme e njeriut për tu dukur më bukur në sytë e të tjerëve. Por në realitet ky veprim paraqet pasiguri, probleme me trupin, dhe çështje depresive.
Bërja e selfie është një aktivitet i cili shkakton uljen e humorit.
Të bërit selfie është një aktivitet që mund t’i bëjë njerëzit të humbasin humorin dhe kurajon. Rrjetet sociale vënë në fokus pamjen e jashtme dhe përkatësisht ndikojnë tek vajzat e reja.
Një selfie e mirë ndihmon të krijoni një përshtypje tek njerëzit e tjerë.
Njerëzit kërkojnë perfeksionin.
Nuk është e nevojshme të jesh profesionist për të përdorur programe apo aplikacione të ndryshme të fotoshopit. Disa prej tyre ndryshojnë pothuajse çdo gjë në fytyrën e tyre duke bërë të harrojnë bukuruinë e vërtetë të tyre dhe se jerëzit do të shohin më shumë se pamjen e jashtme.
Ndikon në shëndetin mendor.
Është e rëndësishme të përmendet që media sociale jo domosdoshmërisht shkakton vetëvlerësim të ulët dhe çrregullime mendore, por mund të na shtyjë më pranë tyre. Nëse tashmë e krahasoni veten shumë me të tjerët dhe nëse nuk jeni të kënaqur me veten, mund të keni një prirje ta bëni atë edhe më shumë në platforma si Instagram ose Facebook. Kjo vetëm mund të përkeqësojë situatën dhe nuk do t’ju sjellë lumturi në fund të fundit./ CNA.al