Showbizz
Këngëtari seksi latin koncert në Tiranë/ Zbulohet data

Para pak ditësh në rrjet qarkulloi lajmi se këngëtari seksi latin Maluma do të mbajë një koncert në Tiranë.
Detajet e para sapo kanë dalë dhe madje është zbuluar dhe data se kur do të zhvillohet koncerti.
Koncerti do të mbahet me datën 14 Mars në sheshin “Nënë Tereza”. Kjo datë është publikuar dhe në websiten e këngëtarit Maluma.
Data 14 Mars përkon me festën e Ditës së Verës dhe me siguri do të jetë një nga ditët më të paharrueshme për të gjithë fansat e këngëtarit.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania