Showbizz
Sfida më e re në rrjet/ Fotot që fiksuan personazhet e famshme

Një sfidë e re po qarkullon në rrjetet sociale dhe të parët që janë bërë pjesë e saj kanë qenë personazhet e famshme të huaj dhe shqiptarë.
E para që e nisi këtë sfidë ishte Dolly Parton dhe u pasua nga Naomi Campbell, Ellen, Donatella Versace apo edhe moderatorja shqiptare Rudina Magjistari.
Ajo postoi një foto për qejfin e saj dhe aty tregonte mënyrën se si njerëzit e shfaqin veten në rrjete të ndryshme sociale, LinkedIn, Facebook, Instagram dhe Tinder.
“Merr një grua që di t’i bëjë të gjitha”, shkruante Dolly në foton e saj.
Njerëzit nuk kanë hezituar të bëjnë bashkimet e tyre të fotove ku tregojnë ndryshimin nga fotoja më zyrtare në LinkedIn, tek foto më ekstravagante në Tinder.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania