Connect with Us

Nga tradhëtia dhe skandali seksual/ Dashuria që i mbijetoi çdo furtune mes Kobe Bryant dhe Vanesës

Showbizz

Nga tradhëtia dhe skandali seksual/ Dashuria që i mbijetoi çdo furtune mes Kobe Bryant dhe Vanesës

Publikuar

-

Legjenda e basketbollit Kobe Bryant ndërroi jetë në një aksident tragjik së bashku me të bijën 13 vjeçare duke lënë pas bashkëshorten Vanessa dhe 3 vajza.

Historia e dashurisë së Kobe dhe Vanessa ka kaluar shumë peripecira dhe shumë herë çifti është përballur me situata që bënë bujë në mediat e huaja.Bryant u martua me Vanessa Laine në 18 Prill të 2001-shit, një vit e gjysmë pasi e takoi atë për herë të parë.

Basketbollisti ishte 21 vjeç asokohe ndërsa Vanessa vetëm 17. Kjo e fundit e takoi legjendën e sportit ndërsa ishte duke punuar si modele në prapaskenat e një videoklipi muzikor.

Martesa e tyre në moshë kaq të re u has me kundërshtimet e familjes së Bryant, të cilët nuk pëlqyen zgjedhjet që i biri bëri për partneren e jetës.

Thuhet se prindërit dhe motra e basketbollistit nuk ishin prezent në dasmën e tij për shkak të këtij angazhimi në moshë kaq të re.Kobe ka zbuluar se babai nuk e donte Vanessën si gruan e të birit për shkak se ishte latine dhe jo afrikano-amerikane.Sipas mediave, raportet e Kobe me prindërit mbetën të acaruara deri në momentin kur ata ndërruan jetë.

Pak vite pas lidhjes së tyre ata u përballën me një skandal të madh. Në vitin 2003 ish basketbollisti u akuzua për kryerjen e marrëdhënies seksuale me force me një 19-vjeçare, punonjësen e një hoteli. Kobe dha një konferencë për këtë çështje duke këmbëngulur për pafajësia e tij dhe ndërsa e shoqja i qëndronte në krah, ai iu drejtua me fjalët:

“Vanessa, ti je shtylla ime kurrizore, Je bekimi im. Je një pjesë e zemrës sima, ajri që unë thith”, teksa lotët i rrëshkisnin ndër faqe. “Ti je njeriu më i fortë që njoh dhe më vjen shumë keq që të bëra të përjetosh këtë situatë dhe që e bërë familjen time të kalojë diçka të tillë”. Por ndonëse çështja u mbyll sepse punonjësja e hitelit nuk pranoi të dëshmojë, ky skandal vazhdoi të kishte ndikim në jetën e bashkëshortes së sportistit të ndjerë.

Në një rrëfim të mëvonshëm në dokumentarin “Shoëtime”, Kobe Bryant zbuloi se Vanessa kishte qenë shtatzënë, por kishte pësuar abort në fillim të 2005-ës, dhe për këtë humbje të rëndë, kobe fajësoi veten duke deklaruar:“Ne duhet të ndërtojmë familjen tonë, por për shkak të gabimit tim, për shkak të këtij viti të vështirë, ne humbën një fëmijë”.Por përpos gjithë vështirësive dashuria e tyre pati frytet e saj dhe ata mirëpritën në jetë 4 vajza.

Në vitin 2003 ata u bënë prindër për herë të parë të vajzës Natalie.Në vitin 2006 erdhi në jetë vajza e dytë Gianna, që u nda tragjikisht nga jeta në avionin privat ku udhëtonte së bashku me babain.Ajo thuhet se trashëgoi talentin e basketbollistit dhe ishte arsyeja se përse Kobe iu rikthyer sportit pas tërheqjes.

Por në vitin 2011, pas gati 1 dekade martesë, Vanessa kërkonte divorcin nga sportisti për mospërputhje karakteresh, ndoënse mediat asokohe shkrunin se basketbollisti e kishte tradhëtuar bashkshorten e tij.Por Kobe dhe Vanessa e anuluan divorcin dhe pranuan se po provonin sërish për ta bërë martesën e tyre të funksiononte sërish dhe ia dolën.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“Një princeshë në karantinë”/ Françeska Jaçe ngre temperaturat me videon e nxehtë

Publikuar

-

Nga

Modelja e njohur Françeska Jaçe ka tërbuar Instagramin teksa ka publikuar një video shumë të nxehtë.  Me veshje intime dhe qëndrim mjaft seksi, Franceska ka lënë të gjithë fansat e saj gojëhapur. “Një princeshë në karantinë”, shkruan ajo krahas videos. Menjëherë rrjeti është mbushur plot komente komplimentuese drejt saj.Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Me bikini të kuqe flakë/ Zaimina Vasjari “tërbon” ndjekësit

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja Zaimina Vasjari është një nga vajazt më seksi të shoëbizit shqiptar. Ajo di të rrëmbejë vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj me fotot e nxehta që publikon shpesh në rrjetet sociale. Së fundi Zaimina ka vendosur të vijë me një pozë ‘të nxehtë’, veshur me bikini të kuqe. Duke nxjerr në pah hiret […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Rita Ora provokon ndjekësit/ Publikon fotot me bikini nga karantina

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora tashmë është bërë e parezistueshme në rrjetet sociale.  Rita ka publikuar disa foto ku shihet teksa merr rreze dielli me bikini. Këngëtarja ka treguar dhe një herë linjat e saj perfekte. Pavarësisht se jemi në kohë pandemie Rita ka arritur të kontrrollojë kilet e tepërta dhe këtë e vërtetojnë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: