Shëndeti
Shkencëtarët bëjnë zbulimin e madh/ Këto dy ilaçe mund të kthejnë pas dëmet e artritit

Sëmundja e Osteoartritit është një nga sëmundjet që çdo vit prek me qindra njerëz në botë. Kjo sëmundje shkaktohet nga ndryshimet graduale të kërcit që mbështjellin kockat dhe nyjet. Gjatë plakjes dhe stresit të përsëritur, molekulat dhe gjenet në qelizat e këtij kërci muskulor ndryshojnë, duke çuar përfundimisht në prishjen e kërcit dhe mbingarkesën e kockave kryesore, duke shkaktuar dhimbje dhe ngurtësi kronike.
Së fundi shkencëtarët kanë bërë një studim dhe kanë zbuluar se kombinimi i dy ilaçeve eksperimentale kthen mbrapsht shenjat qelizore dhe molekulare të osteoartritit tek minjtë, si dhe në qelizat e izoluara të kërcit te njeriu. Rezultatet e një studimi të ri u botuan në revistën “Protein & Cell”, më 16 janar 2020.
Osteoartriti është çrregullimi më i zakonshëm në Shtetet e Bashkuara dhe përhapja e tij pritet të rritet në vitet e ardhshme për shkak të plakjes së popullsisë dhe rritjes së shkallës së obezitetit.
Ndërsa ilaçet αKLOTHO dhe TGFβR2 veç e veç thjesht e ulnin ritmin e sëmundjes, shkencëtarët vunë re se të dyja së bashku ishin më efektive. Eksperimenti me minj tregoi se gjashtë javë pas trajtimit me këtë kurë të kombinuar, minjtë rimorën kontrollin e gjunjve, duke kaluar nga shkalla 2 e sëmundjes, në shkallën 4. Mjekët janë optimistë se ky trajtim do të funksionojë mirë edhe te njerëzit./ CNA.al