Showbizz
Do të prezantojë në Sanremo krah Georgina Rodriguez/ Alketa Vejsiu zbulon kush do ta shoqërojë gjatë festivalit

Moderatorja Alketa Vejsiu do të jetë një nga prezantueset e Festivalit të Sanremo-s, që pritet të startojë në datën 4 Shkurt.Ajo do të prezantojë në natën e tretë krahas partneres seksi të Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.
Alketa Vejsiu ka dhënë një intervistë ekskluzive për “La Stampa”, ku flet për pjesëmarrjen e saj në këtë festival dhe disa detaje private të pathëna më parë. Moderatorja shqiptare e cila është përzgjedhur në mesin e shumë vajzave të tjera të njohura për të prezantuar në “Sanremo” shprehet se në mesin e publikut do të jetë edhe familja e saj.
Bashkëshorti Ardi Nelaj dhe vajza e saj Nikol do të ndjekin nga afër Alketa Vejsiun, pasi ashtu siç thotë moderatorja, “familja është forca e saj dhe ekuilibri për të qenë e lumtur”. Gjithashtu moderatoprja shprehet se është shumë e lumtur që do të ndajë skenën me partneren e futbollistit Cristiano Ronaldo, Georgina:“Jam shumë e lumtur që do të ndaj skenën me Georgina-n. Jemi të dyja të huaja dhe më pëlqen ta mendoj Sanremo-n si një qytet të madh të bashkuar”, është shprehur moderatorja Alketa Vejsiu.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al