Showbizz
Surprizat e Luana Vjollcës nuk kanë mbaruar/ Së shpejti me program të ri televiziv?

Pas përfundimit të sezonit të tretë të emisionit “Shiko kush Luan”, moderatorja Luana Vjollca u shpreh se do të rikthehej së shpejti në ekran me një emision të ri.
Pa dhënë shumë detaje, mediat shkruan se me shumë mundësi Luana do të prezantonte Big Brother por kjo nuk ishte e vërtetë dhe këtë e zbuloi Arbana Osmani.
Para pak minutash Luana ka postuar në Instastory një foto ku shkruan: “Një program i ri televiziv?”
Ndërkohë burime për Iconstyle kanë treguar se në fakt emisioni i ri i Luanës do të titullohet “Take me out Albania” dhe do të realizohet tek studiot e reja ‘Nova’ në “Top Channel”.
Madje, faqja zyrtare e televizionit në Instagram ka ndarë edhe videon promo të emisionit të ri të Luanës, i cili do të ketë të bëjë me çifte.
“Nëse po kërkon princin e kaltër ose vajzën e ëndrrave, dashurinë me shikim të parë, aventurën televizive “Take me out Albania”, është mundësia juaj.”- shkruhet krahas videos së emisionit, data e transmetimit të të cilit ende nuk është bërë e ditur.
View this post on Instagram
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al