Showbizz
Rudina dhe Ermali bëjnë paqe/ Lënë pas sherrin e bujshëm

Para disa kohësh mes moderatores Rudina Magjistari dhe Ermal Mamaqi pati një sherr i cili fillimisht nisi në falë një rubrike në emisionin e mëparshëm të aktorit, “Xing me Ermalin.”
Kjo rubrikë u mor si një lloj ironie ndaj emisionit të pasdites që prezanton Rudina Magjistari. Më pas situata u ndërlikua edhe më shumë ku në emisionin e tij ishte e ftuar Tuna Sejdiu e cila u shpreh se nuk do të shkelte kurrë në emisionin e Rudinës.
Kjo e fundit nuk heshti por reagoi duke thumbuar dhe Ermal Mamaqin.
“Hej Tuna darling, po hakmerresh se pse unë bëj punën time dhe ftoj në program një këngëtar, që për rastësi është edhe kunati yt dhe që s’e detyron njeri të thotë atë që do?! Se s’di t’më ketë ndodh ndonjë gjë tjetër me ty mua n’jetë. Sa shumë urrejtje paske në shpirt! Keq m’vjen për ata që t’kanë afër. Sa për programin, kam s’kam simpati personale, ne i ftojmë të gjithë. Këtë punë e bëjmë çdo ditë prej 10 vjetësh. Kështu ti e kupton besoj se ç’vend zë ti në gjithë këtë histori, ku prej vitesh shoëbiz-i shqiptar ka nxjerrë me dhjetra yje, që ke qejf ti shohësh: talente, kulturë dhe klas. Hajt me shnet! ps: Ermal e do edhe ti një?”,- shkruante Rudina.
Mirëpo duket se tashmë kjo hatëmbetje ka mbetur pas, pasi Rudina sot ka ftuar në emision Ermal Mamaqin së bashku me kastin e filmit “I love Tropoja.”
Ishte Ermali i cili nëpërmjet një statusi në Instagram tregoi se do të ishte i ftuar në emisionin e pasdites, Rudina./ CNA.al