Connect with Us

Shkencëtarët zbulojnë “magjinë”/ Mushkëritë riparojnë dëmtimet e shkaktuara nga duhani

Shëndeti

Shkencëtarët zbulojnë “magjinë”/ Mushkëritë riparojnë dëmtimet e shkaktuara nga duhani

Publikuar

-

Shkencëtarët kanë treguar se mushkëritë kanë një aftësi pothuajse “magjike” për të riparuar disa nga dëmet e shkaktuara nga pirja e duhanit , por vetëm nëse hiqini dorë nga pirja e tij.

Mutacionet që çojnë në kancer të mushkërive ishte konsideruar të jenë të përhershme, dhe të vazhdojnë edhe pse e këni lënë duhanin. Por gjetjet e papritura, të botuara në Nature, tregojnë se qelizat e pakta që shpëtojnë nga dëmtimi mund të riparojnë mushkëritë.

Efekti është parë edhe tek pacientët të cilët kanë pirë duhan për 40 vite rresht nga një paketë në ditë.

Mijëra kimikate të duhanit korruptojnë dhe mutojnë ADN-në në qelizat tuaja të mushkërive – ngadalë duke i shndërruar ato nga të shëndetshmet në kanceroze.

Shumica dërrmuese e qelizave të marra nga rrugët e frymëmarrjes së duhanpirësit ishin dëmtuar nga duhani, me qeliza që përmbajnë deri në 10,000 ndryshime gjenetike.

Studiuesit ende duhet të vlerësojnë se sa prej mushkërive janë riparuar. Studimi u përqëndrua në rrugët kryesore ajrore sesa në strukturat e vogla të quajtura alveole, ku oksigjeni kalon nga ajri që thithim në mushkëri.

Ka rreth 47,000 raste të kancerit të mushkërive në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit. Gati tre të katërtat e tyre janë shkaktuar nga pirja e duhanit. Studimet kanë treguar tashmë që njerëzit zvogëlojnë rrezikun e tyre për kancer të mushkërive pothuajse nga dita që heqin dorë prej tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Siguron mbrojtje kundër kancerit të mushkërive/ Përzierja e këtyre dy produkteve ushqimore bën “mrekulli”

Publikuar

-

Nga

Ka shumë lloje të zakonshme të kancerit, e cila është quajtur ndryshe sëmundja e kohës sonë. Njëri prej tyre është kanceri i mushkërive. Një grup shkencëtarësh që hulumtonin temën zbuluan se ushqyerja me kos dhe fibra zvogëlon rrezikun e kancerit të mushkërive. Të ushqyerit ka një ndikim të madh në shëndetin e njeriut dhe ngrënia […]

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Përfshihet në dietën e Hilary Clinton dhe Beyonce/ Ky është ushqimi më përfitime të mahnitshme shëndetësore

Publikuar

-

Nga

Kohët e fundit, disa erëza janë promovuar jozyrtarisht nga prodhimet e përditshme të kuzhinës dhe përfshihen tek ushqimet me shumë përfitime. Hillary Clinton thuhet se hante një spec djegës në ditë ndërsa ishte në gjurmët e fushatës në përpjekje për të shmangur sëmundjet. Shafran i Indisë, i cili është përdorur në Azi për mijëvjeçarë, kohët […]

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

10 ushqimet që ju nevojiten gjatë karantinës pa u shqetësuar për kilet e tepërta

Publikuar

-

Nga

Ndërsa nuk ka një ushqim me kalori zero, ka ushqime që mund t’i shijoni lirshëm pa pasur nevojë të shqetësoheni për paketimin e kileve. Sipas dietologut Dr. Lisa Young , këto ushqime përgjithësisht hyjnë në një nga dy kategoritë: pemë ose perime jo-niseshte. Young thotë se ka disa arsye pse nuk do të fitoni peshë […]

LEXO TE PLOTE