Shëndeti
Informacione dhe kura të rreme për Koronavirusin/ Facebook, Google dhe Twitter marrin masa ekstreme

Facebook ka deklaruar se do të heqë pretendimet false në lidhje me kurat dhe teori të tjera të paprovuara rreth koronavirusit, pasi virusi vdekjeprurës vijon të përhapet globalisht, duke shkaktuar një rritje të mashtrimit në internet dhe dezinformatave .
Kompania do të “heqë përmbajtjen me pretendime të rreme ose teori konspirative që janë bërë nga organizatat kryesore globale të shëndetit dhe autoritetet lokale të shëndetit që mund të shkaktojnë dëm tek njerëzit që i besojnë ata”, sipas një postimi në blog të publikuar të enjten nga Kang-Xing Jin, shefi i shëndetësisë.
Jin tha se ky vendim lidhet me shpifjet që kanë të bëjnë me kurat e rreme apo metodat e parandalimt, apo “që krijojnë konfuzion në lidhje me burimet shëndetësore që janë në dispozicion”.
Kompania gjithashtu po planifikon të rrisë përpjekjet për të monitoruar dhe Instagramin, në të cilin gjithashtu po përhapen të tilla dezinformata.
Jin tha që përdoruesit që klikojnë në një hashtag në lidhje me koronavirusin tani do të shërbehen me një “informacion të besueshëm”.
Rrjeti social dëshiron të përcaktojë përparësitë e burimeve të ligjshme të informacionit, tha Jin, duke lejuar organizatat e zgjedhura të drejtojnë reklama falas që ndihmojnë në edukimin e njerëzve për virusin dhe gjithashtu forcimin e postimeve që bien në përputhje me udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë në majën e burimeve të përdoruesve në Facebook. Ai nuk specifikoi se cilat organizata do të përfshiheshin.
Tëitter dhe Google gjithashtu kanë rritur përpjekjet këtë javë për të udhëhequr përdoruesit e tyre për burime të verifikuara në lidhje me këtë temë.
Google njoftoi të enjten se kur njerëzit kërkojnë informacione rreth koronavirus, do të tërheqë një njoftim të veçantë me azhurnime nga OBSH.
YouTube, i cili është në pronësi të Google, tha se do të promovojë video nga burime të besueshme kur njerëzit të kërkojnë klip në lidhje me virusin./ CNA.al