Showbizz
Momenti i duhur që Kate Middleton të shkëlqejë/ Ja çfarë thotë ekspertja mbretërore

Sipas një eksperti mbretëror Dukesha e Campbridge është në momentin e saj për të shkëlqyer pas largimit të Meghan nga familja mbretërore.
Marlene Koenig ka thënë për Insider që ky mund të jetë viti i Kate Middleton për të hedhur hapa në rolin e saj si mbretëresha e ardhshme.
“Ne do të shohim që ajo të dalë nga ajo krizaliste dhe të ketë kohën e saj të shkëlqejë në mënyrën e saj,” tha ajo.
Middleton ka pasur një fillim të ngjeshur të vitit, duke marrë foto zyrtare të të mbijetuarve të Holokaustit, si dhe duke filluar një studim të hershëm të zhvillimit të fëmijërisë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar./ CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania