Showbizz
Nga propozimi romantik e deri tek dhuratat e shtrenjta/ Genta Ismajli zbulon detajet e lidhjes me biznesmenin turk

Ashtu siç e keni parë dhe dëgjuar, këngëtarja Genta Ismajli po përjeton periudhën më të bukur të dashurisë.
Ajo prej kohësh është në një lidhje me një biznesmen turk të quajtur Usta, i cili shpesh herë e ka surprizuar Gentën duke i bërë deklarata publike dashurie.
Së fundi në një intervistë për Prive.al Genta ka treguar disa detaje nga lidhja mes tyre si dhe ka zbuluar dhe unazën e fejesës.
Ajo ka treguar se Ustan është njohur në një restorant dhe beson se ka qenë dashuri me shikim të parë si nga ana e saj por edhe Ustës.
Gjithashtu këngëtarja është shprehur se ajo që i pëlqen më shumë tek ai është se është një njeri me zemër shumë të madhe dhe e mbështet shumë në karrierën e saj muzikore e cila është shumë e rëndësishme për të.
Gjithashtu Genta zbuloi dhe dhuratën më të çmuar që i ka bërë i dashuri dhe ishte unaza e dashurisë apo e fejesës.
Usta i bëri prorpozimin në dedikimin më romantik duke shkruajtur në urën e Bosforit “Të dua Genta”.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al