Showbizz
Çfarë mban Grida Duma gjithmonë në çantë/ Zbulon disa sekrete për pamjen e saj të jashtme

Ish deputetja e PD-së Grida Duma është vlerësuar si një nga politikanet më të bukura shqiptare. Ajo gjithnjë ka tërhequr vëmendjen me daljet e saj në publik. E ftuar te Rudina, Grida ka treguar një nga produktet e bukurisë që e mban gjithnjë me vete.
Ajo është shprehur se përveç portofolit dhe çelësat e shtëpisë në çantën e saj mban një laps buzësh me ngjyrë natyrale.
Grida Duma ka treguar se nuk përdor kurrë buzëkuq dhe adhuron ngjyrat e tokës, natyrale.
Gjithashtu ish deputetja ka treguar se ngjyra e saj e preferuar është e bardha dhe se nuk i ka preferuar kurrë ngjyrat e ndezura si portokalli, fosforishente dhe ngjyrë gur kali./ CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania