Showbizz
“Jam vajza më me fat”/ Keisi merr dhuratën luksoze për ditëlindje

Ditën e sotme ish bashkëshortja e Stresit, Keisi ka festuar ditëlindjen dhe familjarët e kanë mbushur plot dhurata surprizë për 24 vjetorin e saj.
Nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale, Keisi ka treguar dhuratën luksoze që ka marrë nga mamaja e saj.
Nëna e saj, ka vendosur t’i bëjë dhuratë një makinë luksoze dhe sipër saj i shkruan: “Gëzuar ditëlindjen’.
“O Zot i madh! Përfundimisht unë jam vajza më me fat. Faleminderit mami! Ti je mami më e mirë në botë”, shkruan Keisi në foton ku duket e surprizuar.
Në këtë ditë Keisi ka marrë edhe urimin nga Stresi i cili ka publikuar një foto së bashku me të dhe i shkruan: “Gëzuar ditëlindjen”.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania