Connect with Us

Coronavirus në Mbretërinë e Bashkuar/ 5 gjërat që duhet të dini për Covid-19

Shëndeti

Coronavirus në Mbretërinë e Bashkuar/ 5 gjërat që duhet të dini për Covid-19

Publikuar

-

Ju duhet të jeni të shqetësuar për Coronavirusin. Edhe pse ky virus është i ri dhe mund të vrasë dhe nuk kemi imunitet për ta përballuar, njerëzit nuk duhet të shqetësohen.

1-Sa gjasa ka që të infektohemi nga Coronavirusi?

Ju shihni foto nga televizori nga Kina, dhe shihni që mjekët janë të veshur me veshje të padepërtueshme, duke dezinfektuar sallat e operacionit, por të marrësh Coronavirusin në Londër për momentin është një risk shumë i ulët.

2-Si ta dallojmë nga viruset e tjera?

Edhe pse shumë prej nesh preken shpesh nga viruset gripale edhe gripi i zakonshëm mund të vrasë dhe ndodh kudo botë që kanë vdekur njerëz nga gjendja gripale.

Coronavirusi për momentin vlerësohet si një nga viruset që vret 1 në 100 persona.Tani ka më shumë të vdekur se virusi Sars, i cili vriste 1 në 10 persona.

Pra ky virus ka vrarë më shumë njerëz se sa Sarsi, dhe arsyeja për këtë është se nga virusi Sars njerëzit sëmureshin shumë dhe shpejt dhe mund të izoloheshin shumë më shpejt.

Këtu shumica e njerëzve vuajnë nga sëmundje të buta mbase një ftohje të lehtë dhe pak kollë por nuk ndjejnë nevojën për të shkuar në spital ndaj dhe ka më shumë mundësi për ta shpërndarë këtë virus.

3-Si ta mbroj veten?

Ky virus përhapet kur njerëzit kolliten kështu dhe nëse ju po qëndroni disa metra më larg mund të infektoheni, prandaj nuk duhet të qëndroni kaq afër.

Mënyra se si ju mund ta mbroni veten nga Coronavirus është pikërisht ajo që bëni për tu mbrojtur nga viruset e tjera të zakonshme.

Lani duart. Nëse teshtini apo kolliteni vendosni një shami para në mënyrë që të mos shpërndani në ambient virusin ose të bëni vaksinën kundër gripit nëse jeni shumë i prekshëm nga viruset.

4-Cilët janë skenarët më të mirë të rasteve?

Shpresa është se të gjitha masat që po merren në Kinë dhe kudo po përpiqen të mbajnë në kontrroll virusin dhe mosshpërndarjen e tij.

5-Cili është skenari më i keq?

Nëse vijon të shpërndahet edhe më shumë jashtë Kinës, atëherë do të përballeshim me një krizë globale, atëherë virusi do të ndodhej mes nesh dhe do të shpërndahej edhe në UK, në Europë dhe kudo dhe atëherë do të ndodheshim në një situatë edhe më serioze për të gjithë ne personalisht por edhe për botën./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Ndikon në sistemin imunitar dhe lufton sëmundjet/ Përfitimet e jashtëzakonshme të vajit të farës së zezë

Publikuar

-

Nga

Vaji i farës së zezë është i njohur për përfitime të shumta shëndetësore.Vaji i farës së zezë (Nigela Sativa) ka një përdorim të gjerë rreth 2500 vjeçar dhe gjurmët e përdorimit të tij janë gjetur në qytetërimet e lashta greke dhe egjiptiane. Sot, vaji i farës së zezë konsiderohet si një ilaç universal dhe i […]

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Përmirësimi i cilësisë së ajrit/ Ulja e rrezikut të sëmundjeve të ndryshme

Publikuar

-

Nga

Përmirësimi i cilësisë së ajrit ka qenë e vetmja e mirë që ka sjellë Coronavirus dhe duhet të mbahet përmes çdo strategjie daljeje. Historitë e jetës së egër që kthehen në hapësirat e mëparshme të pabanueshme dhe dioksidi i azotit i cili është ulur deri në 60 përqind në disa qytete kanë siguruar një lehtësim […]

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Eksperimenti më i ri i studiuesve/ Vitamina D ul rrezikun e infektimit nga Covid-19?

Publikuar

-

Nga

Vitamina D është objektivi i fundit për studiuesit që hetojnë opsionet e trajtimit të koronavirusit . Hulumtimet e mëparshme kanë treguar që vitamina, e cila vjen kryesisht nga ekspozimi në diell dhe është thelbësor për një sistem të shëndetshëm imunitar, mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër infeksioneve të tjera të frymëmarrjes. Tani, studiuesit spanjoll kanë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: