Showbizz
Prej një viti në kërkim nga policia/ Shfaqet burri biznesmen i Angela Martinit

Modelja shqiptare Angela Martini ka treguar se Shën Valentinin e ka kaluar me bashkëshortin e saj rumun Dragos Savulescu.
Ai ka probleme me drejtësinë dhe për këtë arsye nuk ishin shfaqur bashkë, madje më 10 shkurt, mediat e shtetit rumun raportuan sërish për urdhër arrestin ndërkombëtar të lëshuar për Saluvescun për të vuajtur dënimin prej 5 vitesh për një skemë të tjetërsimit të pronave në bregdet.
Por ditën e Shën Valentini duket se Dragos i është bashkuar bashkëshortes së tij Angela Martini. Modelja ka publikuar një video ku shfaqen dy duart e dyshes, në një skenë tepër romantike.
Të dy plotësojnë tatuazhin zemër që e bënë në prill të vitit 2016.
Nënjë postim tjetër Angela është shfaqur nga Milano i Italisë vetëm. Modelja ende nuk ka publikuar një imazh të plotë të personit i cili e ka shoqëruar ditën e djeshme.
View this post on Instagram
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al