Showbizz
Nuk e konsideronte si konkurrent për nivelin e tij/ Can Yaman i kërkon falje Kivanç Tatlitug

Ata janë dy aktorët më të komentuar dhe të famshëm në Truqi. Bëhet fjalë për dy aktorët me origjinë shqiptare, Kivanç Tatlitug dhe Can Yaman.
Në një deklaratë gjatë një interviste Can Yaman u shpreh se Kivanc nuk është një aktor i nivelit të tij ndja dhe nuk e sheh si konkurrent dhe as nuk e krahason veten me të. Por duket se Can është penduar për këtë deklaratë.Ai është shprehur se është penduar për ato që ka thënë dhe i ka kërkuar falje publikisht Kivanc.
“Nuk doja të thoja që ai nuk është i rëndësishëm dhe pendohem për ato që kam thënë. Sigurisht që Kivanç është një aktor i madh dhe ka qenë gjithmonë shumë i suksesshëm”-tha Can Yaman.
Kivanç Tatlitug ka luajtur një sërë rolesh në telenovela si “Gymysh”, “Dashuri e ndaluar”, “Xhesuri dhe e bukura” etj. Ndërsa Can Yaman u bë i njohur me telenovelën “Zogu i hershëm”. Të dy aktorët kanë diçka të përbashkët, origjinën e tyre shqiptare.
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al