Showbizz
Përlotet Marjana Kondi/ Kujton me nostalgji gatimet e mamasë së saj

Aktorja shumë e njohur e humorit Marjana Kondi së bashku me Arvin Kita janë moderatorë të emisionit më të ri të kuzhinës “Aromë dreke”.
Pasditen e sotme kanë qenë të ftuar në emisionin e Rudinës ku kanë folur për më shumë detaje rreth emisionit si dhe pasionin për kuzhinën.
Marjana është shprehur se për të gatimi është antistres dhe të jep frymëzim dhe energji të mirë. Më pas kanë folur pët traditën e kuzhinës në familjet e tyre kun ë ekran u shfaq një foto nga fëmijëria e aktores ku shihej Marjana dhe mamaja e saj. Ndërkohë ajo është përlotur duke kujtuar me shumë emocion momentet dhe gatimet që bënte e ëma.
“Gatuante shumë mirë byrekun. Pula me patate ishte specialiteti i saj. Mbaj mend për mëngjes hanim trahana ose petulla. Me gjëra të vogla na ka bërë të jetojmë të lumtur. Në atë kohë e ndjenim lumturinë kurse sot nuk është njësoj”, është shprehur me emocione Marjana./ CNA.al