Connect with Us

Studimi/ Nëse flini keq apo pak orë, hani më shumë sheqerna dhe yndyrna

Shëndeti

Studimi/ Nëse flini keq apo pak orë, hani më shumë sheqerna dhe yndyrna

Publikuar

-

Nëse hani shumë sheqerna dhe yndyrna, kjo ndodh për shkak se nuk po flini mjaftueshëm. Këtë e ka vërtetuar një studim i botuar në Journal of the American Heart Association. Studiuesit nga Qendra Mjekësore Irving e Universitetit Columbia ekzaminuan lidhjet mes cilësisë së gjumit dhe dietës së rreth 500 grave.

Studimi rezultoi se ata që bënin gjumë të keq ose flinin shumë pak, konsumonin më shumë sheqerna, yndyrna të ngopura dhe kafeinë. Sipas studiuesve, gjetjet janë të rëndësishme sepse gratë janë në rrezik të lartë për obezitetin dhe çrregullimet e gjumit, nxisin konsum më të lartë ushqimi.

Ushqimet me sheqerna të shtuara dhe yndyrna jo të shëndetshme, lidhen drejtpërdrejt me kushtet shëndetësore dhe sëmundjet, përfshirë këtu diabetin, sëmundjet e zemrës dhe mbipeshën.

Më pak gjumë do të thotë më shumë ushqim jo i shëndetshëm

Mbi një e treta e grave të studiuara kishin cilësi të dobët të gjumit ose nivel të lartë pagjumësie. Gati 30% flinin më pak se shtatë orë në natë dhe luftonin me pagjumësinë. Koha mesatare e gjumit te gratë e testuara, ishte më pak se shtatë orë.

Në përgjithësi, gratë që nuk flinin mirë ose nuk flinin sa duhet, konsumonin mesatarisht 500 – 800 kalori shtesë. Gratë e reja që bënin gjumë të dobët gjithashtu konsumonin nivele të ulëta qumështi.

Lidhja mes gjumit të dobët dhe dietës jo të shëndetshme

Nivelet e pagjumësisë mund të ndikojnë në hipokampus, pjesën e trurit tuaj që rregullon marrjen e ushqimit. Nëse marrja e ushqimeve me sheqerna dhe yndyrë çon në aktivitet jonormal të hipokampusit, do të jetë më e vështirë të shmangni dëshirat për ushqime jo të shëndetshme.

Doktoreshë Brooke Aggarwal thotë se gratë janë në rrezik të lartë për obezitetin dhe çrregullimet e gjumit për shkak të disa faktorëve të ndryshëm, përfshirë ndryshimet hormonale para dhe pas shtatzanisë.

Fazat e jetës si rritja e fëmijëve, menopauza dhe përkujdesja ndaj bashkëshortëve të sëmurë ose anëtarëve të familjes, gjithashtu mund të shkaktojnë stresin që çon në komsujm të tepërt të ushqimit dhe gjumë të keq.

Si të flemë më mirë

Doktoreshë Brooke Aggarwal, tha se është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë lidhjen midis gjumit dhe dietës dhe se si mungesa e të parës ndikon në të ushqyerin keq.

Ajo sugjeron që çdo person të bisedojë me mjekun për çështjet e gjumit. Aggarwal sugjeron që dhoma e gjumit të jetë e errët dhe e ftohtë, ndërsa jeni duke fjetur dhe të mos depërtojnë drita të jashtme apo dritat e celularëve.

Një dietë më e shëndetshme mund të përmirësojë edhe gjumin tuaj. Meqenëse gratë me pagjumësi mund të jenë të predispozuar për të konsumuar pjesë më të mëdha të ushqimit, një mënyrë për të parandaluar konsumimin e kalorive të tepërta do të ishte zgjedhja e enëve të vogla./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Ndikon në sistemin imunitar dhe lufton sëmundjet/ Përfitimet e jashtëzakonshme të vajit të farës së zezë

Publikuar

-

Nga

Vaji i farës së zezë është i njohur për përfitime të shumta shëndetësore.Vaji i farës së zezë (Nigela Sativa) ka një përdorim të gjerë rreth 2500 vjeçar dhe gjurmët e përdorimit të tij janë gjetur në qytetërimet e lashta greke dhe egjiptiane. Sot, vaji i farës së zezë konsiderohet si një ilaç universal dhe i […]

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Përmirësimi i cilësisë së ajrit/ Ulja e rrezikut të sëmundjeve të ndryshme

Publikuar

-

Nga

Përmirësimi i cilësisë së ajrit ka qenë e vetmja e mirë që ka sjellë Coronavirus dhe duhet të mbahet përmes çdo strategjie daljeje. Historitë e jetës së egër që kthehen në hapësirat e mëparshme të pabanueshme dhe dioksidi i azotit i cili është ulur deri në 60 përqind në disa qytete kanë siguruar një lehtësim […]

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Eksperimenti më i ri i studiuesve/ Vitamina D ul rrezikun e infektimit nga Covid-19?

Publikuar

-

Nga

Vitamina D është objektivi i fundit për studiuesit që hetojnë opsionet e trajtimit të koronavirusit . Hulumtimet e mëparshme kanë treguar që vitamina, e cila vjen kryesisht nga ekspozimi në diell dhe është thelbësor për një sistem të shëndetshëm imunitar, mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër infeksioneve të tjera të frymëmarrjes. Tani, studiuesit spanjoll kanë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: