Connect with Us

Udhëheqës dhe dinamikë/ Zbuloni me cilat shenja të horoskopit Luani do të formonte çiftin perfekt

Kuriozitete

Udhëheqës dhe dinamikë/ Zbuloni me cilat shenja të horoskopit Luani do të formonte çiftin perfekt

Publikuar

-

Luani është shenja më e fuqishme dhe e guximshme e zodiakut në astrologji. Ata janë besnikë, të sigurt, të vendosur, të guximshëm dhe pasionantë. Luanët vendosin qëllime, i arrijnë ato dhe pastaj vendosin synime më të larta.

Simboli që shenja e luanit mbart, është në pajtueshmëri të plotë me shenjën e zodiakut, ndaj sugjerohet të mos e nënvlerësoni një Luan.

Ata janë tërheqës dhe dinamikë. Edhe pse Luanët ndihen mirë kur janë në qendër të vëmendjes, ata patjetër nevojë për vetmi dhe qetësi. Ata pëlqejnë të jenë rreth njerëzve dhe zakonisht kanë personalitete miqësore. Ata nuk janë gjykues, por janë gjykatës të shkëlqyeshëm të karakterit, janë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë dhe preferojnë që njerëzit e tjerë të jenë po ashtu.

Një nga cilësitë më të admirueshme të Luanit është optimizmi dhe njohja e tyre se gjërat gjithmonë do të përmirësohen. Si me çdo shenjë të zodiakut, ka disa njerëz me të cilët Luanët përputhen dhe me disa të të tjerë nuk shoqërohen.

Por sipas pajtueshmërisë së Luanit në astrologji, a përputhet shenja juaj zodiakut?

Luani & Dashi

Dy shenjat e zjarrit përputjhen më së mirë së bashku.Ata janë pasionantë, intensivë dhe kanë personalitete të forta Luani dhe Dashi kanë një lloj kimie seksuale që nuk përfundon kurrë. E vetmja gjë që mund të shkaktojë tension midis tyre është se të dy kanë personalitete dominuese dhe duhet të jenë të kujdesshëm të mbajnë balancë, pasi në të kundërt do të krijohet një situatë spak e këndshme. Të dy shenjat e zodiakut janë entuziastë, energjikë dhe mund të kalojnë aventura të ndryshme dhe të argëtohen së bashku.

Luani & Demi

Leo dhe Demi kanë përputhje të mirë, pasi të dy janë jashtëzakonisht besnikë, të drejtpërdrejtë dhe të sigurt. Ata ndajnë shumë ngjashmëri dhe vlera. Problemi është se të dy mund të jenë kokëfortë. Luani është bujar dhe pëlqen të blejë dhurata për të tjerët dhe veten e tyre, ndërsa Demi do të kënaqet herë pas here, por ata nuk do të blejnë diçka nëse nuk justifikohet shpenzimi i parave. Nëse ata duan që marrëdhënia e tyre të funksionojë, Luani duhet të punojë me durimin dhe Demi duhet të punojë për të qenë më fleksibël dhe herë pas here të dorëzohet.

Luani & Binjakët

Këto dy shenja të zodiakut krijojnë miqësi të shkëlqyeshme, gjë që është e domosdoshme kur bëhet fjalë për krijimin e një marrëdhënieje të fortë romantike. Ata të dy i duan njerëzit, janë shumë socialë dhe duan të flasin për idetë e tyre. Të dy shenjat kanë fëmijën brenda tyre, qeshin dhe argëtohen aq shumë sa njerëzit e tjerëi kanë zili për lidhjen që kanë. Pjesa e ndërlikuar në marrëdhënien romantike, është parandjenja e Luanit sikur marrëdhënia e tyre po përfundon. Tek Binjakët ndodh e kundërta. Binjakët mund të mos i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme ndjenjave të Luanit dhe ky i fundit mund të mërzitet.

Luani & Gaforrja

Këto shenja janë të dyja besnike, të besueshme dhe kanë nevojë për siguri. Problemi është se Gaforret janë shumë të ndjeshëm dhe Luanët jo gjithmonë. Luani dëshiron që Gaforrja të jetë e drejtpërdrejtë me ta, në vend që të varet nga ndjenjat e sëmura. Ata e kanë shumë të vështirë komunikimin. Luani nuk e kupton pse Gaforrja kërkon më shumë vëmendje dhe Gaforrja nuk e kupton pse Luani ka nevojë për miratimin e njerëzve të tjerë.

Luani & Luani

Ndonëse disa shenja nuk do ta dëshironin këtë përputhje, për Luanët nuk ndodh e njëjta gjë.Luani përputhet shumë mirë me një tjetër Luan, pasi cilësohen si njerëzit e preferuar në tokë. Çiftet Luanë janë tërheqës, kanë një nivel të lartë besimi midis tyre. Edhe kur kanë mosmarrëveshje mes tyre, ata dinë gjithmojnë si ta gjejnë një zgjidhje për të mundur problemin. Ata kanë tendencë të jenë dominues në fusha të ndryshme, njëri mund në pjesën emocionale të marrëdhënies, ndërsa tjetri udhëheqës i marrëdhënies seksuale. Dy Luanë janë një çift i pushtetshëm dhe nuk ka shumë gjëra që ata nuk mund t’i arrijnë së bashku.

Luani & Virgjëresha

Këto dy shenja definitivisht mund të shkojnë së bashku për sa kohë që ata janë miq ose bashkëpunëtorë të biznesit. Por pasi të përfshihen emocionet, Virgjëresha duhet të mendohet mirë. Luanët janë të rrezikshëm për mirëqenien emocionale të Virgjëreshës. Ata kanë tendencë të kenë një kohë të vështirë për të kuptuar njëri-tjetrin. Luanët janë më të spikatur, më karizmatikë dhe më dramatikë. Të dy shenjat pëlqejnë të ndihmojnë njerëzit, por Luanët kanë tendencë të bëjnë më shumë gjëra Virgjëreshat. Është e rrallë që këto dy shenja të zhvillojnë një lidhje të fortë emocionale ose seksuale dhe në rastet kur ndodh, rrallëherë funksionon për Virgjëreshën e ndjeshme, e cila mund të lëndohet.

Luani & Peshorja

Luani dhe Peshorja shkojnë mirë. Ata janë çift argëtues që të gjithë duan t’i kenë në festat e tyre. Peshorja lejon Luanin të shkëlqejë, pa zbehur figurën e tij. Peshoret pëlqejnë vëmendjen. Kur bëhet fjalë për marrëdhënien e tyre, Luani mund të jetë pak më shumë i përqendruar. Ata kanë shumë për të mësuar nga njëri-tjetri, duke përfshirë mënyrën e marrëdhënies së ekuilibruar. Luani nuk ka frikë nga përballjet me Peshoren kur ajo nuk ndjehet mirë, por të dyja shenjate  zodiakut janë mjaft pozitive në marrëdhënien e tyre.

Luani & Akrepi

Ndonjëherë kundërshtarët tërhiqen dhe ata janë në gjendje të zgjidhin dallimet e tyre dhe të bashkohen në mënyrë të qëndrueshme, ndërsa në disa raste të tjera mund të krijohen sfida të mëdha, të cilat janë thuajse të pamundura për tu kapërcyer. Nëse një Luan dhe Akrep do të donin me të vërtetë të ishin bashkë, ata do të jenë të gatshëm të arrijnë në dakordësi. Karakteristikat që kanë të përbashkëta nuk janë të favorshme për një marrëdhënie të shëndetshme. Të dy janë të prirur për xhelozi, posedim dhe kokëfortësi, gjë që nuk e bën të lehtë të jesh me dikë.

Luani & Shigjetari

Ndodh shumë shpesh që një Luan dhe një Shigjetar të bien në dashuri. Ata janë një çift magnetik dhe tërhiqen pranë njëri-tjetrit nga një forcë më e madhe se të dy. Të dy shenjat adhurojnë vendet që shkojnë, takohen njerëz dhe kanë shqisat fantastike të humorit. Ata pëlqejnë të punojnë, të krijojnë dhe të udhëtojnë së bashku. Ka shumë pasion mes këtyre dyve që mund ta bëjnë marrëdhënien të zgjasë. Tensioni mund të krijohet për shkak se ndërsa Luani dëshiron sigurinë dhe Shigjetari pavarësinë.

Luani & Bricjapi

Luanët priren të jetojnë momentin, duke qenë të matur, të pjekur dhe të përgjegjshëm. Bricjapët ndonjëherë e kanë zili këtë qëndrim sepse vendosin si përparësi punën dhe stabilitetin financiar. Luani është gjithashtu punëtor, por kur duan ta kënaqin veten, nuk stepen të bëjnë pushime. Le të themi se nuk është e lehtë për një Luan dhe një Bricjap të krijojnë një marrëdhënie të qëndrueshme. Kjo mund të ndodhë, por të dyja palët duhet të punojnë fort për këtë.

Luani & Ujori

Janë dy shenja që po të bëhen bashkë mund të ndryshojnë botën. Të dy janë pasionantë dhe shkëmbejnë me njëri-tjetrin pasionin, energjinë dhe dinamizmin.

Luani admiron tek Ujori pavarësinë, vizionin dhe prespektivën unike ndërsa Ujori adhuron sharmin, fokusin dhe karizmën e tij.

Luani & Peshqit

Të dyja këto shenja janë ëndërrimtar dhe romantikë, por nuk është se janë aq të përputhshëm sa mendoni. Peshqit kanë tendencën të jenë egoistë ndërsa Luani është i përqëndruar më shumë tek vetvetja. Luani është i fortë dhe udhëheqës ndërsa Peshqit preferojnë të tërhiqen dhe t’i lënë të tjerët të udhëheqin./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Amerikanët dynden në plazhe/ Thyejnë rregullat e karantinës

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e larta kanë bërë që mijëra amerikanë të dynden në plazhet e Kalifornisë Jugore. Plazhet janë mbushur plot edhe pse ndodhen në një periudhë izolimi ku sipas urdhrave të qeverisë duhet të qëndrojnë në shtëpi. Rojtarëve të plazheve u është dashur të zbatojnë një pjesë të udhëzimeve dhe kufizimeve , duke përfshirë mbajtjen e […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Tërheqin meshkujt dhe udhëheqin në një marrëdhënie/ Shenjat më të parezistueshme të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Demi Femrat e lindura nën këtë shenjë janë të mrekullueshme gjë që i bën meshkujt të bien menjëherë në dashuri me to.Femrat e kësaj shenje të zodiakut janë tërheqëse dhe kokëfortë. Ata jetojnë në etikën e tyre, kështu që shumë burra nuk mund të jetojnë me ta. Për të qenë me ta, duhet të tregoni […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Ekipi i NASA krijon ventilatorin për pacientët e prekur nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Inxhinierët në NASA kanë zhvilluar një prototip të ventilatorit nën presion të lartë të përshtatur posaçërisht për të ndihmuar pacientët me koronavirus, sipas agjencisë . Quhet VITAL, ose Teknologjia e Ndërhyrjes së Ventilatorit, e Hapshme në vend. Dhe pasi kaloi një test kritik në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai në Neë York në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: