Showbizz
Mbretëresha urdhëroi heqjen e titujve/ Meghan Markle: “Nuk më ndal dot asgjë”

Sipas mediave të huaja mbretëresha i ka ndaluar Meghan Markle dhe Princ Harryt të përdorin titujt mbretëror përderisa nuk janë më pjesë e familjes mbretërore.
Meghan Markle është shprehur me miqtë e saj se asgjë nuk e “e ndalon ligjërisht” që ajo dhe Princi Harry që të përdorin titullin e tyre “Royal Sussex”.
Duket se Meghan i ka ardhur në majë të hundës e gjithë situata që është krijuar kohët e fundit.
“Meghan tha se i ka ardhur në majë të hundës me dramat dhe nuk ka vend në jetën e saj për ditët e sotme, dhe e njëjta gjë vlen edhe për Harry-n. Ajo tha se pavarësisht nga emri, Harry dhe Archie kanë gjak mbretëror dhe askush nuk mund ta ndryshojë atë. Dhe si familje, ata gjithmonë do të konsiderohen mbretërorë. Meghan tha se ata e dinë se cilat janë qëllimet e tyre të vërteta dhe kjo është gjithçka që ka rëndësi”, është shprehur një burim pranë çiftit. Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al