Connect with Us

Zbulimi i madh i shkencëtarëve/ Super antibiotiku që vret çdo lloj infeksioni rezistent

Shëndeti

Zbulimi i madh i shkencëtarëve/ Super antibiotiku që vret çdo lloj infeksioni rezistent

Publikuar

-

Studiuesit e Teknologjisë në Masaçusets kanë kryer studime dhe kanë zbuluar se një antibiotik të ri që mund të vrasë edhe supermikrobet rezistente ndaj të gjithë ilaçeve që njihen deri tani.

Studiuesit hulumtuan rreth 6,000 molekula përmes programit të inteligjencës artificiale, duke kërkuar ato që mund të vrisnin mikrobin Escherica Coli.

Ky është një zbulim shumë premtues, sipas ekspertëve të shëndetit publik, pasi prej kohësh tashmë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se rezistenca ndaj antibiotikëve është një kërcënim kryesor për mbijetesën njerëzore.

Shkencëtarët treguan se programi përzgjodhi saktësisht atë molekulë që u shfaq më efektive kundër bakterit dhe që nuk i ngjante strukturalisht me asnjë prej 1700 komponimeve të njohura deri tani. Kur ekipi i MIT testoi përbërësin e sapo identifikuar në laborator, fuqia e tij ishte e jashtëzakonshme. Ilaçi vrau dhjetëra lloje të baktereve, duke përfshirë shtame që janë provuar rezistente ndaj të gjithë antibiotikëve të njohur.

Antibiotikët, duke filluar me penicilinën, ishin ndër përparimet më të rëndësishme mjekësore për njerëzimin. Vetëm penicilina vlerësohet të ketë shpëtuar rreth 200 milionë jetë që nga zbulimi i saj në 1928.

Kur një infeksion është rezistent ndaj një antibiotiku, medikamentet që jepen bëhen të padobishme kundër tij. Kur një infeksion është rezistent ndaj të gjithë antibiotikëve, është thuajse e sigurtë që pacienti do të vdesë.

Megjithëse antibiotikët kanë një rëndësi jetike për mbijetesën njerëzore në tërësi, ato nuk janë një investim fitimprurës për kompanitë farmaceutike; kështu që zbulimi dhe zhvillimi i tyre i ngadaltë është zvarritur. Por ilaçi i ri i laboratorit të MIT duket se është një yll i shndritshëm në një horizont të zymtë.

Përbërja e re, të cilin ata e kanë emëruar “halicin” sipas emrit të “Hal”, një prej personazheve të filmit të vitit 2001, “Odise në Hapësirë”, është treguar jashtëzakonisht e efektshme deri më tani dhe funksionon ndryshe nga shumica e antibiotikëve të tjerë.

Sipas autorit kryesor të këtij studimit, Dr Jonathan Stokes, ata e testuan ilaçin eksperimental kundër disa lloje bakteresh, duke përfshirë Acinetobakterin, Pseudomonas dhe Mykobakterin e Turbekulozit. Ilaçi i vrau të gjithë bakteret e vështirë për t’u trajtuar, me përjashtim të Pseudomonas, një infeksion i ashpër në mushkëri që është veçanërisht fatal për të sëmurët me fibrozë cistike.

Edhe pse bakteri që studiuesit përdorën është rezistent ndaj të gjithë antibiotikëve të njohur, u pa që te minjtë ku u injektua ilaçi i ri, ata arritën të pastrohen plotësisht nga infeksioni brenda 24 orëve./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Ndikon në sistemin imunitar dhe lufton sëmundjet/ Përfitimet e jashtëzakonshme të vajit të farës së zezë

Publikuar

-

Nga

Vaji i farës së zezë është i njohur për përfitime të shumta shëndetësore.Vaji i farës së zezë (Nigela Sativa) ka një përdorim të gjerë rreth 2500 vjeçar dhe gjurmët e përdorimit të tij janë gjetur në qytetërimet e lashta greke dhe egjiptiane. Sot, vaji i farës së zezë konsiderohet si një ilaç universal dhe i […]

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Përmirësimi i cilësisë së ajrit/ Ulja e rrezikut të sëmundjeve të ndryshme

Publikuar

-

Nga

Përmirësimi i cilësisë së ajrit ka qenë e vetmja e mirë që ka sjellë Coronavirus dhe duhet të mbahet përmes çdo strategjie daljeje. Historitë e jetës së egër që kthehen në hapësirat e mëparshme të pabanueshme dhe dioksidi i azotit i cili është ulur deri në 60 përqind në disa qytete kanë siguruar një lehtësim […]

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Eksperimenti më i ri i studiuesve/ Vitamina D ul rrezikun e infektimit nga Covid-19?

Publikuar

-

Nga

Vitamina D është objektivi i fundit për studiuesit që hetojnë opsionet e trajtimit të koronavirusit . Hulumtimet e mëparshme kanë treguar që vitamina, e cila vjen kryesisht nga ekspozimi në diell dhe është thelbësor për një sistem të shëndetshëm imunitar, mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër infeksioneve të tjera të frymëmarrjes. Tani, studiuesit spanjoll kanë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: