Shëndeti
Brumë, patatina dhe kola/ Studiuesit: Mund të ulin prodhimin e spermës

Sipas një studimi të kryer së fundi, studiuesit kanë zbuluar se meshkujt që konsumojnë brumë, patatina dhe kola kanë mundësi të kenë probleme me testikujt apo numrin e ulët të spermës.
Ata kanë analizuar 2,935 meshkuj të moshës 19 vjeç dhe kanë matur madhësinë e testikulit dhe ekzaminuan numrin, formën dhe aftësitë e nxjerrjes së spermës së tyre.
Meshkujt që i janë përmbajtur një diete duke u ushqyer shëndetshëm si peshk pulë, fruta, perime dhe ujë prodhuan spermën më të madhe dhe me një cilësi të lartë. Ata gjithashtu kishin testikujt më të mëdhenj. Vegjetarianët zakonisht renditen në vendin e dytë. Ata që qëndronin më afër dietës së shëndetshme, mesatarisht 167 milion spermë për ngarkesë dhe një vëllim të testikulave prej 13.7 ml.
Por ata që hëngrën një dietë kryesisht perëndimore, me shumë ushqime të përpunuara dhe mish të kuq, mesatarisht kishin 122 milion dhe një vëllim prej 13.1ml. Udhëheqësi i studimit Dr Feiby Nassan tha se burrat mund të rrisin shanset e tyre për t’u bërë baballarë duke ngrënë një dietë të ekuilibruar.
Gjithashtu shtoi: “Respektimi i modeleve të një diete përgjithësisht të shëndetshme u shoqërua me cilësi më të mirë të spermës, me potencial më të favorshëm në shmangien e fertilitetit midis burrave të rritur”./ CNA.al