Showbizz
“Nuk jam krenare për këtë”/ Bebe Rexha tregon si dukej vite më parë

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është kthyer pas në kohë duke kujtuar pamjen e saj të dikurshme. Gjatë një interviste me InStyle në Neë York Fashion Ëeek, ajo është shprehur se e vetmja gjë që nuk i pëlqen tek pamja e saj është lëkura e nxirë nga produkte të ndryshme bukurie si dhe veshja.
“E vetmja mënyrë në të cilën Staten Island ka ndikuar ndonjëherë në stilin tim ishte nxirja me produkte dhe bluzat,” tha këngëtarja. “Dhe, nuk jam krenare për këtë. Por, unë jam kjo që jam.”
Ndërsa Rexha ka treguar dashuri për vendin ku u rrit, nuk ka mbrojtur stereotipin që rrethon këtë vend.
“Mendoj që shumë njerëz nuk pranojnë që janë nga Staten Island sepse nuk është me të vërtetë diçka interesante,” tha ajo. “Por, unë mund ta bëj Staten Island përsëri ‘cool’”.
View this post on Instagram
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al