Connect with Us

Zhgënjimi i madh i Elon Musk/ Bill Gates zgjedh Porsche në vend të Teslës

Teknologji

Zhgënjimi i madh i Elon Musk/ Bill Gates zgjedh Porsche në vend të Teslës

Publikuar

-

Bill Gates zbuloi në një intervistë më 14 shkurt me yllin e teknologjisë në YouTube Marques Brownlee (MKBHD) se ai kohët e fundit kishte blerë një Porsche Taycan , ofertën e parë elektrike nga prodhuesit e makinave luksoze sportive, dhe i pëlqeu shumë.

“Është shumë, shumë e lezetshme. Kjo është makina ime e parë elektrike dhe unë jam duke e shijuar atë shumë, “i tha bashkëthemeluesit të Microsoft Brownlee.

Bashkëthemeluesi i Microsoft tha se bleu një Porsche të ri, makinën elektrike “Porsche Taycan”, e cila ndezi një sërë diskutimesh në Twitter, me CEO-n e Teslës, Elon Musk, i cili tha se ishte shumë i zhgënjyer me zgjedhjen  e Gates.

Porsche prezantoi modelin e vet Taycan, makinën e parë sportive elektrike të kompanisë gjermane të automjeteve luksoze, si një konkurrent me flotën e makinave elektrike të Teslës.

Makina elektrike e Porsche vjen me një çmim fillestar prej 150.900 dollarë për Taycan Turbo, i cili është edhe më i lartë se çmimi fillestar 100.000 dollarë për modelin S të makinës elektrike të rivalit Tesla.

Porsche Taycan përmban një paketë baterie litium-jon me 93 kilovat për orë që fuqizon motorin elektrik  të dyfishtë, i cili lejon që makina të shkojë nga 0 në 100 kilometër për orë. Për krahasim, Tesla Model S mund të shkojë nga 0 në 100 kilometra për orë në 2.5 sekonda.

Taycan Turbo mund të përshkojë 320 kilometra me një karikim të plotë, krahasuar me modelin Tesla S, e cila përshkon 560 kilometra, me karikim të plotë. Ashtu siç edhe Tesla S, në brendësinë e saj, Taycan është pa lëkurë, e veshur me materiale të riciklueshme, që sipas Porsche shërben për të forcuar konceptin e makinës sportive elektrike.

Porsche Taycan, ka gjithashtu një ekran me touch prej 10.9 inç, që përfshin një funksion kontrolli nëpërmjet zërit.

Megjithatë, në një kohë që reagimi i Elon Musk për bashkëthemeluesin e Microsoft, për zgjedhjen e bërë nga rivali i Teslës nuk ishte dhe aq entuziast, Gates, gjatë intervistës së tij ka komplimentuar Teslën duke thënë se është një kompani që po ndihmon në drejtimin e automjeteve dhe në ngritjen e makinave elektrike, duke i bërë më të përballueshme.

Sidoqoftë, kur vjen puna për të zgjedhur se çfarë makine do të blejë, Bill Gates ka zgjedhur Porsche – si një brand që e njeh mirë. Miliarderi ka blerë në të kaluarën shumë makina të brandit Porsche, përfshirë Porsche 911, një model që Gates e bleu në 1979, kur sapo kishte filluar të “vilte frytet” e Microsoft. Më vonë, Bill Gates mori Porsche 930 Turbo dhe po ashtu një model të rrallë të makinave sportive, Porsche 959, nga e cila u prodhuan vetëm disa modele./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Teknologji

Rivali më i ri i Netflix dhe Youtube/ Aplikacioni transmetues me forma të shkurtra

Publikuar

-

Nga

Shërbimi i parë lëvizës i Quibi filloi në SH.B.A të hënën, me gjithë shqetësimet që shpërthimi i koronavirusit mund të ndikojë në shikimin e tij. Kompania ka rritur me $ 1.8bn (1.47bn £) për projektin që synon të rivalizojë Netflix dhe YouTube. Shfaqjet e Quibi janë 10 minuta ose më të shkurtra dhe filmat janë […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Coronavirus/ Google “gjurmon” qytetarët gjatë pandemisë

Publikuar

-

Nga

Google do të ndjekë publikisht lëvizjet e njerëzve gjatë pandemisë koronavirus. Firma e teknologjisë do të publikojë detaje për llojet e ndryshme të vendeve ku njerëzit do të shkojnë në një bazë qarku në Britani të Madhe, si dhe të dhëna të ngjashme për 130 vende të tjera. Plani është të lëshojë një azhurnim të […]

LEXO TE PLOTE

Teknologji

Lajmet rreth koronavirusit/ Mjekët drejtohen në Twitter dhe TikTok

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari ekzekutiv i departamentit të Mjekësisë së Përgjithshme të Mass General dhe profesor ndihmës i Shkollës Mjekësore në Harvard, Ali Raja ka përdorur Tëitter për të shkëmbyer informacione rreth koronavirusit, i njohur gjithashtu si Covid-19, duke përfshirë pajisje personale mbrojtëse për profesionistët mjekësorë dhe rëndësia e distancës sociale, për 57,000 ndjekësit e tij dhe për […]

LEXO TE PLOTE