Kuriozitete
Ish marinsi hyn në librin e rekordit botëror Guinness/ 62-vjeçari qëndron më shumë se 8 orë në pozicionin “Plank”

George Hood është 62 vjeçari i cili ka vendosur një rekord të ri Guinness si njeriu që ka qëndruar për më shumë se 8 orë në pozicionin Plank ( një ushtrim që kryhet në palestër i cili ndihmon për muskujt e këmbëve, krahëve dhe barkut.)
Më 15 shkurt, Hood qëndroi në këtë pozicion përreth 8 orë, 15 minuta dhe 15 sekonda, të cilën Guinness World Records konfirmoi se ishte rekordi i ri.
Rekordi i femrave aktualisht mbahet nga Dana Gloëacka nga Kanada, qëndroi me të gjithë trupin pezull për 4 orë, 19 minuta dhe 55 sekonda vitin e kaluar, sipas Guinness World Records.
Hood, një ish-agjent special i mbikëqyrjes së Administratës së Detyrimit të Drogës në SHBA, ka thyer rekordin ndërsa në vitin 2011 kur ai e mbajti atë për 1 orë e 20 minuta.
Ai stërvitej çdo ditë mesatarisht 7 orë për 18 muaj që çuan deri në ditën e madhe.
Në total, Hood bëri rreth 2.100 orë stërvitje për qëndruar në këtë pozicion për t’u përgatitur për ngjarjen, sipas Guinness World Records./ CNA.al