Showbizz
“Kam nevojë t’i them më fal”/ Babai i Ergi Dinit përlotet në emision: “Është një ferr i vërtetë”

Babai i këngëtarit të njohur Ergi Dini, i ka prekur të gjithë me fjalët e tij për të birin e ndjerë. Tashëm u bënë 4 vite që Ergi nuk jeton më dhe dhimbja dhe malli është ende i freskët për familjarët e tij.
I ftuar në emisionin e Bieta Sulos ai është përlotur teksa ka folur për mungesën e madhe dhe dhimbjen për të Ergin.
“Unë tim biri s’arrita me i dhanë jetën teme që ai të ishte gjallë. Unë po jetoj jetën e tim biri. Më vijnë dy mijë mendime që s’mbarojnë kurrë. Është një tmerr, një ferr i vërtetë. Unë kam nevojë shumë për atë, me i thanë ‘më fal’, më i thanë ‘të du’, që të gjitha unë ia kam thënë”- u shpreh Dashamir Dini me lot në sy./ CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania