Showbizz
Modeli që u përfol si i dashuri sekret i Zogut të Tiranës/ Flet për herë të parë pasi doli në përgjime: Ja e vërteta mes nesh

Pak kohë më parë në përgjimet e Zogut të Tiranës doli dhe emri i modelit Franci. Sot ai ka qenë i ftuar në emisionin Pop Culture ku ka treguar të vërtetën e marrëdhënies së tij me Zogun pasi u përfol si i dashuri i tij sekret.
Nisur nga përfshirja e Francit në këtë skandal Dojna dhe Kilda kanë patur disa pyetje për modelin. Çfarë lidhje ka patur ai me Zogun, a ka ende kontakt, po me prokurorinë ç’ndodhi dhe a janë të vërteta ato biseda. “Përsa i përket pjesës së përgjimeve apo atyre që ka nxjerrë media përderisa nuk kam reaguar do të thotë që asgjë nga ato nuk është e vërtetë.
“Thjesht e kam patur mik nga puna që kam bërë dikur, se kam qenë menaxher në një club ku punonte ai. Thjesht kishim miqësi si je si kalon p jo çfarë ka dalë.
Gazetarët thjesht mund të kapin momente dhe fragmente sipas dëshirës së tyre për të më prishur imazhin, por kjo gjë nuk më ka ndikuar fare unë kam drejtimin tim dhe jam në rrgeull me veten. Gazetarët për lajme çfarë nuk sajojnë dhe për të tërhequr më shumë vëmendje nxjerrin të tilla lajme”, ka thënë ai gjatë intervistës./ CNA.al