Kuriozitete
Duket si një skenë e Frozen/ Shtëpitë mbulohen nga akulli

Një stuhi e fuqishme ka shndërruar një lagje në New York në një skenë si tek Frozen. Të gjitha shtëpita janë mbuluar nga akulli. Banorët e shtëpive buzë liqenit Erie në Nju Jork kaluan një makth të vërtetë këtë fundjavë, pasi shtëpitë e tyre u mbuluan nga një shtresë e trashë akulli.Erërat e forta dhe dallgët e përplasura kanë krijuar akullin duke i detyruar banorët të largohen.
Fotografitë nga Hamburg tregojnë qytetin që tani ngjan me një skenë nga filmi Disney Frozen , me të gjitha detajet rreth dyerve, dritareve dhe çative të riprodhuara në mënyrë të përsosur në fletë akulli.
“Duket e pabesueshme, sikur nuk është e vërtetë. Brenda shtëpisë sime është errësirë totale dhe kjo është pak e frikshme”- tha një banor për CNN./ CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania