Showbizz
“Më e bukura e dashurisë”/ Aktori i famshëm i bën dedikimin romantik aktores që fiksoi shqiptarët

Sebastian Ruli dhe Angelique Boyer jetojnë prej vitesh një histori të bukur dashurie dhe kanë treguar se janë gjithmonë mbështetja kryesore e njëri-tjetrit. Ashtu ka bërë edhe Sebastian së fundmi, teksa i ka dedikuar fjalët më të bukura partneres së tij, e cila po nis një projekt të ri.
“Të thonë çfarë të thonë, më e bukura e dashurisë është të ndërtosh dhe të ndash gjërat me dikë dhe me vitet që kalojnë të shohësh çdo gjë që keni arritur së bashku. Të shohësh veten në sy e të thuash me këmbëngulje: Se gjithmonë ishe, je dhe do të jesh ti. Urime dashuria ime për këtë projekt të ri, që nis sot për ta regjistruar.
Gjithmonë duke të admiruar, duke të mbështetur e duke shijuar talentin tënd”, shkruan Ruli në foton ku shfaqet me Angelique. Dedikime të tilla mes çiftit janë të shpeshta, pasi ata shfaqen gjithmonë e më të dashuruar me njëri-tjetrin./ CNA.al
View this post on Instagram