Showbizz
Të gjithë në këmbë për vajzën shqiptare/ Zëri i saj mahnit jurinë e The Voice në Gjermani

Të shumtë janë talentet shqiptare që kanë mahnitur juritë e kompeticioneve të ndryshme nëpër botë. Njëra prej tyre është edhe Rreze Bojahiu e cila ka mahnitur jurinë gjermane. Ajo ka marrë pjesë në “The Voice Kids” në Gjermani dhe ndryshe nga fëmijët e tjerë ka zgjedhur të përfaqësohet me një pjesë nga opera “Nessin Dorma”.
Zëri i saj i ka habitur të katër anëtarët e jurisë, të cilët kthyen karrigen që në sekondat e para të performancës.
Dhe jo vetëm që u kthyen por ata u ngritën të gjithë në këmbë pasi mbaroi performanca./ CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania